Nga Isuf ÇELAJ – deputet i Qarkut të Kukësit
Vendimi i qeverisë së Kosovës për ndalimin e hyrjes në kufi të qytetarëve të Shqipërisë që nuk kanë 3 doza të vaksinës anti-covid, është një vendim i nxituardhe që duhet riparë urgjentisht. Kjo masë e qeverisëKurti, është një masë që penalizon rëndë banorët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës të cilët kanë çdokomunikim tregtar, shëndetësor por edhe të lëvizjes, me territorin e Kosovës nëpërmjet pikave kufitare tëQafë Morinit (Tropojë), Qafë Prushit (Has), Morinë(Kukës). Që prej momentit të hyrjes në fuqi të këtijvendimi, qytetarët e këtyre zonave dhe në kushtet e motit të keq, janë bllokuar nëpër pika doganore dhenuk janë lejuar të hyjnë në Kosovë.
Kjo masë është e ekzagjeruar, duke pasur parasyshse proçesi vaksinimit në Shqipëri është ende tek faza e marrjes së dy dozave dhe vetëm një pakicë e qytetarëve, kontingjent risku (të sëmurë kronik dhe tëmoshuar), kanë marrë 3 doza. Sipas informacioneve qëkam as në Kosovë ky proçes nuk është më i avancuar, por qytetarët e Kosovës po lejohen normalisht të hyjnënë Shqipëri me 2 apo edhe me test PCR.
Ndaj si deputet i Qarkut Kukës, i cili është edhe qarku me nivelin më të lart të varfërisë në vend, solidarizohem me reagimin e drejtë të qytetarëve tëKukësit, Hasit e Tropojës, dhe i bëj apel qeverisë sëKosovës, të rishqyrtojë këtë vendim dhe të heqëbarrierat e panevojshme mes dy anëve të shqiptarisë, barriera që janë hequr me sakrificën e shqiptarëve. I bëjapel edhe qeverisë në Tiranë që të reagojë e të vendosëkontakte me Prishtinën që qytetarëve shqiptarë t’urikthehet liria e lëvizjes Shqipëri – Kosovë.