Përbërësit për 4 persona:
320 g oriz carnaroli
4 karota të vogla
300 g bizele
2 qepë të vogla
100 g gjalpë
200 g djathë Philadelphia
lëng zarzavatesh ose ujë i zier, sipas nevojës.
Përgatitja: Qepët dhe karotat pasi i grijmë imët i skuqim me pak gjalpë.
Më pas shtojmë orizin, i skuqim së bashku për pak minuta dhe më pas shtojmë bizelet. Hedhim lëng të valuar sipas nevojës, derisa orizi të ziejë aq sa duhet.
Fikim sobën, shtojmë gjalpin, të cilin e përziejmë me orizin dhe më pas, kur të mos jetë shumë i nxehtë, shtojmë edhe djathin Philadelhpia. I përziejmë së bashku dhe e shërbejmë menjëherë.