“…Ju lutëm, pyesni gratë! Njerëzit lindin vetëm përmes dhembjes, mundimit dhe sakrificës.Dhembja, mundimi dhe sakrifica i bëjnë edhe gjelat, poetët ose politikanët e ndryshëm ditorë ose periodikë, të “këndojnë” ose kakarisin!”, Me fjalët tjera të Friedrich Nietzsches.
Dhe, mëqe sipas Karl Poperit, çdo gjë ose çdo person që ikën ose largohët nga vendi i vet, e ka tendencën e natyrshme dhe të logjikshme për t´u kthyer përseri në vendin e orgjinës ose në materien dhe embrionin e tij: Atëherë, edhe më të njohurit, më të diturit, më të pasurit dhe më të merituarit, gjithëmonë u kanë më shumë borxhe ose obligime të ndryshme kombit dhe atdheut të origjinës, se sa kombi dhe atdheu që u kanë atyre. Pavarësisht asaj se ku jetojnë dhe në ç´pozitë ose funksion ndodhën ata.
Ndaj, as Zotit (Hyjit) mos ia tregoni vazhdimisht fshehtësitë ose sekretët e ndryshme ushtarake (luftarake), politike, shtetrore, nacionale dhe të tjera! Pse (përse) kjo? Sepse, Zoti dhe Djalli, vazhdimisht janë në luftëra ose konflikte të ndryshme në kuptimin e asaj se lufta ose fushëbeteja e tyre kryesore ndodhën të bartura dhe fshehura në zemrën, shpirtin dhe trurin (mendjen) e njeriut.
Në të kundërten, sipas Jean Paul Sarterit, ekziston vetëm një ditë ose një dritë e vetme dhe e vërtetë: Ajo që na ipet ose blatohet në agim ose mengjes herët dhe na merët në muzgë ose në terr. Kështu është edhe me mendjen, gjegjësisht, logjikën ose koshiencën e njeriut. Spas kësaj pra, çdo gjë tjetër është relative në raport me këtë fundit që është absolute.
Mos të harrojmë se nga miqësitë ose aleancat e mëdha ushtarake dhe politike, asnjëherë nuk mund të lindin urrejtjet ose xhelozi të vogla.
Disa tek ne… duke kërkuar lirinë e shprehjes ose lirinë e fjalës, nuk e kanë madje as idenë e lirisë së mendimit dhe gjykimit të drejtë ose racional.
Se këndejmi, sipas maksimës ose apologjisë së njohur të Sokratit para gjyqit ose prokurorisë së Athinës: Ata që e flasin ose thonë të vërtetën, rrezikojnë jetën, ose vetvetën dhe karierën e tyre.
Pasi i përbuzi, injoroi ose ironizoi asokohe me lehtësi ca kërma ose mbeturina të shoqërisë që ishin të paditur, mediokrit, stupid, nebuloz, shpirtëzi, xheloz, demagog, hipokrit, cinik dhe injorant të parikuperueshëm, Sokrati përfundoi në gjyqin ose burgun e Athinës.
Edhe akuzat kundër tij, u bënë më të kollajshme.
Dikur me vonë qetësisht piu kupën e helmit dhe vdiç me dhimbje të tmerrshme në burgun (gjyqin) e Athinës si hero dhe idol i madh i shtresave të ngritura qytetare, kulturore ose intelektuale të Athinës dhe shumë me largë.
“Bubu, po sa të mjerë janë ata që e dijnë se nuk dijnë dhe s’e pranojnë së bashku me ata që nuk e dijne se nuk dijnë!”- tha Sokrati para se të vdiste në burg.
Gjithënjë sipas tij:” në një shtet, pushtet ose sistem të lirë, qytetar ose demokratik, ti mund të shahësh, qortohësh, kritikohësh dhe denohësh edhe përmes humorit, kostenit, sarkazmës ose ironisë.
“Lëxoni, mësoni dhe kuptoni o njerëz, sepse bëheni zot të vetvetës dhe fatit tuaj!” (Sokrati në “Apologjinë” e tij)
Nuk janë me rëndësi ato që i shkruani ose i thuani, por t’i dini dhe kuptoni ato që i shkruani ose thuani publikishti.”( Prap Sokrati)
Në të të kundërten, përtej “dyshimit” ose “mosbesimit (ateizmit) të madh” në mes pozitës (pushtetit) dhe opozitës kosovare: E vërteta e njohur shqiptare ose kosovare, sikur i mbanë (bartë) të njëjtat lidhje, fije, raporte ose marëdhënie fillestare dhe ‘ateiste’ në raport me të pavërtetën ose gënjeshtrën serbe…!!!
Dhe, kush fiton nga ajo “luftë infermale” ose enciklike në mes ‘krahut reformator’ ose ‘institucionalist’ dhe “krahut radikal” ose ‘ushtarak’ të UÇK-s…?
Fitojnë nacionalistët ose ultrashovinistët serb së bashku me bosët ose padronët e tyre në Moskë ose dikund tjetër që janë çuar lugat kundër lirisë (çlirimit), popullit, shtetit dhe pavarësusë së Kosovës, për të cilët Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Pjetër Shala, Nasim Haradinaj, Albin Kurti dhe intelektualët, patriotët ose komandantët ose çlirimtarët tjerë shqiptar, janë të mirë vetëm të vdekur ose në burg.
Forma ose menyra me e lehtë për t’i përballuar dhe tejkaluar dhembjet, plagèt, fatkeqsitë ose sfidat e ndryshme individuale dhe kolektive, është ajo kur nuk i përseritni gabimët ose mëkatët e armiqve, rivalëve ose kundërshtarëve tuaj, dhe kur e shihni dhe vërtetoni se ata janë më të ligjë, më të dobtë ose më të mjerë se ju.”, tha dikur Talesi, duke shtuar se: “Nata për të mençurin ose për të diturin, është një ditë me herët, ndërsa dita ose drita, një natë me pak.”
Ndryshe nga kjo, sipas Konfuqit, nderi dhe morali në luftë kundër armikut, janë naivitet dhe kontrabandë.
Ndërkaq ligjët e shumicës dhe opozitës parlamentare ose politike në kohë krizash të ndryshme shtetrore ose nacionale, sipas epistemologjisë dhe antropologjisë politike, shkrihën dhe bëhen bashkë si Një (1).
Por, gjithashtu nuk duhet harruarr faktin se ligji dhe shpata, sipas Sharll de Gollit, janë kthiza (kërthiza) ose boshti i globit dhe fuqia e tyre është absolute!
Ndërkohë që sipas George Wilhelm Friedrich Hegelit, fryma liridashëse, reformatore, pèrparimtare, shtetformuese dhe patritriotike e një populli (kombi) përcaktojnë fatin, ekzistencën dhe ardhmerinë e tij. Çdo shpërfaqje, injorim, mohim ose shpërqëndrim eventual nga maksima ose formula e lartëpërmendur hegeliane, e ç’veshin dhe ç’armatosin tërësisht një popull ose komb të tërë nga ekzistencializmi, idealizmi dhe materializmi dialektik, duke e çuar në zhdukje, fundosje ose vetshkatërrim.
P.S.
Pas “traktatit të fshehtë” ne mes Stalinit dhe Churchillit dikund në vlugun me të madh të Luftës së Dytë Botërore, asokohe ishte vendosur që t´i ipëshin ndihma dhe mbështetje të gjithëmbarshme qeverisë serbe në mërgim, ku, pos tjerash, atëbotë ( pas takimit të njohur Tito- Subashiç në Vis të Kroacisë në vitin 1944)- me mbështetjen dhe trysninë e përbashkët britaniko-sovjetike, do të vendosej dhe propozohej edhe zgjedhja ose emrimi i dekretuar ( lëxo: me dekretin paraprak të Stalinit dhe Çurçiillit ) i Drazha Mihajlloviçit (kryeçetnikut dhe kriminelit të njohur serb që luftonte dhe angazhohej asokohe për Serbinë e Madhe dhe i cili i kishte prerë në fyt, vrarë dhe masakruar shqiptarët dhe popujt tjerë joserb!!!) në funksionin e ministrit të mbrotjes ose të luftës në qeverinë e atëhershme serbojugosllave gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore etj.
Në këtë prizëm, të njohura gjithashtu janë ndihmat dhe mbështetjet e fuqishme ushtarake, politike, materiale, ekonomike dhe të tjera të vendëve të ndryshme anëtare të ish “Antantës se Madhe” ( plus Rusisë) ndaj Serbisë në luftën ose frontin e njohur të Selanikut ( 1918) si dhe në luftëra dhe konflikte të tjera botërore ose ballkanike. Kundër popullit shqiptar sidomos.
Gjithashtu, të njohura dhe shumë të freskëta janë edhe kujtimet e hidhura mbi dhunën dhe masakrat e egra të soldateskës serbe në Shqipëri gjatë tërheqjës së saj kapitulluese ose disfatiste nepër teritorin e njohur shqiptarë gjatë vitit gjatë vitit 1915 etj.
Ndryshe nga kjo, pas nënshkrimit të “traktatit të miqësisë dhe ndihmës reciproke” me ish Bashkimin Sovjetik gjatë vitit 1941 , takimit të njohur Tito- Churchill në Caserto me 12 gusht të vitit 1944 , si dhe depërtimit të ushtrisë se kuqe ruso-sovjetike ne Hungari, Rumani si dhe në vende të tjera juglindore ose ballkanike gjatë vitit 1945: Shumica e çetnikëve ose kriminelëve të ndryshëm serb i kishin zdeshur uniformat e tyre çetnike për t´i ndërruar ose zëvendësuar ato me uniformat e partizanëve të Titos etj. Për t´u futur dhe inkorporuar dikur me vonë në pothuajse të të gjitha poret ose nivelët e mundshme të pushtetit të atëhershëm serbojugosllav -menjëherë pas përfundimit të luftës së dytë botërore. Mbase, për t´i vrarë, pushkatuar, masakruar, burgosur, përndjekur, arrestuar ose internuar shqiptarët, kroatët e tjerët që nuk mendonin askokohe si Titoja, Rankoviçi etj.
Se këndejmi, pos në traktatët dhe konferencat e ndryshme antantiste ose pentarkiste si “Kongresi i Vjenës” me 1815, “Kongresi i Berlinit” ose “Traktati i Shën Stefanit” me 1878, “Konferenca e Ambasadorëve” të Londrës me 1913, “Traktati i Versajës” me
1918-1919 etj…Hartat, gjegjësisht, historitë dhe “gjeografitë e reja” politike, ushtarake, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera, si duket, atëbotë e sot ose ose njëherë e përgjithmonë, sikur u skicuan, hartuan ( vizatuan) dhe vendosen dikur tjetër…?!
Ndonëse, në floten ose marinën luftarake britanike “Prince of Welles” gjatë vitit 1941, ishte firmosur atëbotë e ashtuquajtura “Karta e Atlantikut” në mes Churchillit të Britanisë se Madhe dhe Roseveltit të SHBA-së, për t´u ndihmuar Titos, Rankovicit, Drazha Mihajleviqit, Berias dhe Stalinit gjatë Luftës së Dyte Botërore dhe kështu me radhë.
Pa i harruar këtu edhe “Konferencën e Kazablankës” dhe Teheranit gjatë vitit 1943 së bashku me “Konferencën e Jaltës” dhe Parisit në vitin 1945 etj….!!!
Në të kundërtën, edhe përkundër platformës dhe një filozofie të përbashkët në kuptimin e njohur global ose universal të fjalës. E ashtuquajtura “arkitektura” ose “infrastruktura e përbashkët evropiane”, ndonëse e lindur si ide, teori apo si projekt i përbashkët dhe vizion në “Traktatin e Brukselit” gjatë vitit 1948 dhe kështu me radhë…Në strukturën ose substancën e saj, ndodhët e ngritur dhe projektuar pikërisht mbi “bazat” ose “themelët” e ndryshme borxheze dhe ekskluziviste ” ultima ratio” ose ” urbi et orbi” të “Traktatit te Versajes” me 1919 dhe të ngjashme. Mbase, në formë konsenzusësh ose kompromisësh të ndryshme shtetërore, nacionale, politike, historike, gjeografike dhe të tjera ndaj popujve ose vendëve të ndryshme që në forma ose menyra të ndryshme ishin ndëshkuar ose sanksionuar politikisht, ushtarakisht, historikisht ose gjeografikisht nepër konferenca ose traktate të ndryshme politike, ushtarake dhe të tjera siç ishte pikërisht ish “Traktati i Versajës” etj.
Ndërkohë që në “buzëmbrëmjen” ose “muzgun e parë” të parafillimit të luftës së parë botërore, imperializmi ose i ashtuquajturi ” liberalizmi i lartë” imperial, kolonial ose gjysemkolonialist e kishte arrirë si të thuash “zenitin” ose kulminacionin e tij. Asokohe dy të tretat ( 2 / 3 ) e popujve dhe vendëve të ndryshme gjithandej globit tonë tokësor , ndodhëshin nën sundimin ,kontrollin, dominim dhe monopolin e plotë të fuqive të ndryshme imperiale, koloniale ose gjysëmkolonialiste.
E deshifruar ose dekoduar ndryshe, gjegjësisht, me formulën ose shifrën e njohur të faktëve ose realitetëve të njohura politike, historike, ushtarake, fetare, sociale, kulturore, industriale, ekononike dhe të tjera, kjo donë të thotë se deri në fillim të Luftës së Parë Botërore, historia e përgjithshme botërore ose ndërkombëtare po vazhdonte të shkruhej, skicohej ose formulohej në kuader të të ashtuqajturit ” rrethit vicioz” ose ekskuzivist të fuqive të ndryshme koloniale dhe imperialiste të kontinentit plak- plus (+) Rusisë së periudhave të ndryshme cariste, perandorake, sovjetike etj.
Ndërkaq, dy luftërat e mëdha botërore së bashku me ngjarjet dhe zhvillimet tjera revolucionare, postrevolucionare, evolutive, empirike dhe historike në këtë sfond, pos tjerash, atëbotë do e zbulojnë dhe rikonfirmojnë fuqishëm dhe multicipërishtë, rolin dhe misionin e pazëvëndësueshëm të rendit dhe “moralit të ri” ushtarak dhe politik në raportët ose marëdhëniët e përgjithshme botërore ose ndërkombëtare në kontekstin e njohur të rolit dhe kontributit kolosal dhe titanik të Shtetëve të Bashkuara në kuader të paqës dhe sigurisë së përgjithshme globale dhe universale në planetën tonë.
Duke shënuar kështu edhe fillimin e epokës së re të dritës, edukatës, kulturës, disiplines, përparimit dhe emancipimit të përgjithshëm global ose universal të marëdhënieve të gjithëmbarëshme botërore ose ndërkobtare që u kurorëzuan me shtetèt e pavarura, sovrane, integrale dhe demokratike tè Kroacisë, Kosovës, Sllovenisë etj.
S’do mend se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe homologu i tij turk, Rexhep Taip Erdogan, sikur i kanë ringallur dogmat ose “formulat” e dikurshme imperiale, kolonialiste, cariste ose neotomanike etj…si dikur nè ” Europe and the People Without History” , apo ” Europe and the New Colonial Ecquality” dhe të ngjashme.. ku serbët, rusët , turqit dhe të tjerët prap ndjehën “lojtar” ose “akter” të privilegjuar si dikur.