Ambasadori amerikan në Reçak: Të mos mohohet çfarë ka ndodhur këtu

 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë mori pjesë të shtunën(15 janar) në ceremoninë e përkujtimit të Masakrës së Reçakut.

Në organizimin ku morën pjesë edhe liderët shtetërorë të Kosovës, Ambasadori Jeffrey Hovenier tha se “ pranimi i të vërtetës së të kaluarës është vetëm hapi i parë kah drejtësia”.

“Askush të mos harrojë ose mohojë se çka ndodhi këtu ose përse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët tanë u ngritën në mbrojtje të popullit të Kosovës”, tha Hovenier.

Ai shtoi se dëshiron të jetë i qartë për përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj të vërtetës.

Hovenier citoi ish-Presidentin e SHBA-së, Bill Klinton që në atë kohë kishtë thënë: „Ishte një akt vrasës i qëllimshëm dhe pa dallim që synonte të mbillte frikë te populli i Kosovës”.

Më 15 janar të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe në Kosovë vranë 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak në Komunën e Shtimes.

Krimet e kryera në këtë fshat i kishte dokumentuar kreu i atëhershëm i misionit vëzhgues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ëilliam ëalker.

Ngjarja e Reçakut u pasua nga bombardimet e NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë si dhe në Serbi.

Vullin ka mohuar disa herë në të kaluarën Masakrën e Reçakut, duke e quajtur këtë masakër si një “krim të fabrikuar”.