Greqia do të rrisë pagën minimale për herë të dytë gjatë këtij viti, deklaroi kryeministri Kyriakos Mitsotakis, pasi rritja e inflacionit ndikon në të ardhurat e konsumatorëve.
Qeveria rriti pagën minimale mujore bruto me rreth 2% në 663 euro nga 1 janari 2022.
Një rritje e dytë do të zbatohet nga 1 maji, tha Mitsotakis për televizionin Antenna.
“Unë vlerësoj se rritja e pagës minimale do të jetë një rritje e konsiderueshme, do të jetë shumë më e lartë se rritja prej 2%”.
Rritja e kostos globale të energjisë ishte nxitësi kryesor i inflacionit që arriti në 5.1% në dhjetor, niveli më i lartë në 11 vjet, sipas të dhënave nga instituti i statistikave greke ELSTAT.
“Ne vlerësojmë se ky shqetësim (me çmimet e energjisë) do të jetë më intensivë në tre muajt e parë të vitit 2022 përpara se të qetësohet”, tha Mitsotakis.
Qeveria ka shpenzuar rreth 1.35 miliardë euro subvencione për të ndihmuar familjet dhe bizneset me rritjen e faturave të energjisë dhe gazit që nga shtatori. Javën e kaluar, Greqia zgjati lehtësimin financiar me një kosto shtesë prej rreth 400 milionë euro.
Greqia ka zgjatur kufizimet me një javë për baret dhe restorantet për të ndihmuar në frenimin e variantit Omicron, dominues në vend, i cili ka rritur shumë infeksionet e reja javët e fundit./ Reuters