Nga Neki LULAJ – Gjermani
Kjo qetësi e frikshme të shurdhëron
Me kut mas vetminë e pluhurosur.
Mbi xhamat e shpirtit mjegulla zbardhon
Benë roje-e unë ndrydh
Heshtjen time të plandosur.
Sonte me tëmthat e gishtërinjve
Numëroj kujtimet e zgjedhura
Më kthejnë në rininë e arratisur
E unë bëj vrapin në djersitje.
Si kalë i pashaluar
Përpiqem ta ndal ta kthej kohën në ikje.
Jam mes labirinteve të vetmisë
Mes qetësisë së shurdhër
Më trokasin pyetjet e parreshtura.
Do t`ia hap kalasë portat
E ta mbyll sonte
Këtë rrapëtim shiu te streha.
Zjarri i ngrirë
Po shkrihem si guri mbi zjarrin si lulëkuqe
Në këtë zhurmë shekulli që nuk po ndihet
Në dasmën e madhe me krushq e nuse
Në dimrin e valë veshëm palë këmishe.
Po shkruaj vargje zemre që nuk lexohen
Prek ëndrrat e gjata të ditënetëve pa gjumë.
Historinë e urtakëve të ndrydhur me shekuj
Që me mençuri prroskën e bënë botën lumë.
Ishte një rrugë me plot tërmete shpirtërore.
Dhuna e cmira gjithë arsyen e kishin humbur.
Nënështrimit nuk ia mësuam gjuhën shekullore
Rrugë që zgjati në shekuj që na bëri të lumtur.
Kjo dashuri e zhuritur na shtyn për t’u dashur
Se dashuria është zjarr që ngroh ku fiket flaka
Se ëndrrat e gjata fort i lidhëm
Në ditën e bardhë për ta parë ditën
Nga terri i gjatë për ta parë dritën.