Spanja i konsideron kafshët shtëpiake njësoj me fëmijët në rast divorci, sipas ligjit të miratuar së fundmi.

“Kafshët shtëpiake në Spanjë do të njihen për herë të parë si qenie të gjalla dhe të ndjeshme dhe jo si objekte të thjeshta”, citon Reuters.

Në rast divorci,  palët duhet të specifikojnë në marrëveshje se kush do të kujdeset për kafshën, kush do të përballojë shpenzimet për mirëmbajtjen e saj dhe kushtet e kujdestarisë së përbashkët.