Gjermania ka përditësuar listën e vendeve, që përbëjnë rrezik të lartë nga varianti i ri i koronavirusit.
Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut përjashtohen, që do të thotë se udhëtarët që shkojnë në Gjermani nga këto vende nuk kanë detyrim karantine.
Vetëm personat e pavaksinuar, që udhëtojnë me avion, duhet të kenë një test negativ, antigjen apo PCR.
Ndërsa të vaksinuarit dhe të shëruarit në gjashtë muajt e fundit nuk kanë nevojë për teste dhe karantinim.