Me fillimin e vitit të ri, CIES Football Observatory publikoi një azhurnim të klasifikimit të futbollistëve me vlerën më të lartë, të cilët luajnë në klubet e pesë kampionateve më të mëdha në Europë.
Lista – e cila përfshin në total 100 futbollistë – kryesohet nga ylli i Real Madrid, Vinicius Junior, me vlerë 166 milionë euro.
Foden e Haaland në podium në “Big 5”
Pas talentit brazilian, në klasifikim renditen dy futbollistë të tjerë, të lindur në mijëvjeçarin e ri. Bëhet fjalë për mesfushorin e Manchester City, Phil Foden (152,6 milionë euro) dhe sulmuesin e Borussia Dortmund, Erling Haaland (142,5 milionë euro). Këto shifra janë pavarësisht nga ndonjë klauzole për t’u larguar nga klubi, të përfshira në kontratat e lojtarëve.
Nëse i ndajmë futbollistët sipas roleve, duke nisur nga portierët, vlera më e lartë në treg regjistrohet për portierin italian të PSG, Gianluigi Donnarumma (82 milionë euro). Ndër mesfushorët qendrorë – i vetmi i pranishëm në top 10 – është lojtari portugez i Manchester City, Ruben Dias, ndërsa sulmuesi më i kushtueshëm është futbollisti kanadez, i cili luan për Bayern Munich, Alphonso Davies (122,3 milionë euro).
Jude Bellingham spikat ndër mesfushorët mbrojtës (130,1 milionë euro), ndërsa Florian Wirtz kryeson ndër mesfushorët me tipare sulmuese (133 milionë euro). Mesfushori i Manchester City, Kevin de Bruyne, (54,6 milionë euro) ka vlerën më të lartë ndër lojtarët me moshë 30 vjeç apo më shumë, kurse Kylian Mbappé (71,5 milionë euro) kryeson listën e futbollistëve, kontratat e të cilëve janë drejt përfundimit (30 qershor 2022).
Për listën e plotë klikoni CIES Football Observatory
/ CIES Football Observatory