-Përshendetja nga Z. Enis IMAMOVIQ – deputet i DSA e Sanxhakut në Kuvendin Popullor të Republikës së Serbisë, drejtuar “Takimit të Shkodres, 2021”-
Të dashur miq,
E nderuara kryebashkiake, zonja Voltana Ademi,
Të nderuar organizatorë nga “Gazeta e Alpeve” Shqiptare,
Shkëlqesi, Ambasadorë, Akademikë, kolegë deputetë popullor,
Është kënaqësi e madhe të përcjell përshëndetjet në emër të Presidentit të DSA, Dr. Sulejman Ugljanin, në emrin tim dhe në emër të qytetarëve të Sanxhakut.
Kemi kënaqësinë të marrim pjesë në këtë konferencë të rëndësishme dhe të mbështesim nismën për lidhjen e popujve autoktonë në këtë zonë.
Synimi juaj për të ndërtuar bashkëpunimin ndërrajonal është gjithashtu i një rëndësie të madhe për rajonin e Sanxhakut.
Hapja e korridoreve komunikuese dhe ekonomike nëpër Alpet Shqiptare, të cilat shtrihen jo vetëm në Shqipëri, edhe në Mal të Zi, Kosovë, por edhe në Sanxhak, do të ndikojë shumë në vullnetin tonë të përbashkët për integrim me Evropën si Ballkan Perëndimor.
Prandaj, shpresoj shumë që do të mund të vendosni synime për veprim të përbashkët në të ardhmen për të gjithë zonën e Ballkanit Perëndimor, pjesë shumë e rëndësishme e së cilës është Sanxhaku.
Dihet përgjithësisht se banorët e këtyre zonave tradicionalisht kanë marrëdhënie të mira ekonomike në të gjitha aktivitetet e ekonomisë, si në shërbimet e transportit, industrinë ushqimore, sektorin e ndërtimit, si dhe sektorin e veshjeve, këpucëve dhe mobiljeve. Më duhet të përmend edhe potencialet turistike, sportive dhe rekreative, duke pasur parasysh se Alpet Shqiptare i kam kaluar disa herë me biçikletë këtej deri në Shkodër, por edhe Kosovën dhe Shqipërinë mbi majat e Hekurit dhe deri mbi Guci dhe Plavë, kështu që praktikisht e di se çfarë bukurie na bashkon dhe na lidh bashkarisht.
Për të gjitha këto arsye, ne duam të krijojmë kushte të mira tregtare dhe të mbrojmë ekonominë, por edhe interesat tona kulturore, identitare dhe politike.
Ne, në Parlament kemi bashkëpunuar për disa mandate si një klub parlamentar. Shqiptarët dhe boshnjakët ndajnë të njëjtin fat, të njëjtat sfida, probleme dhe zgjidhje.
Me zbatimin e kësaj nisme, ne gjejmë një zgjidhje të qëndrueshme në interes të të gjithëve.
Enis IMAMOVIQ
Deputet i DSA e Sanxhakut
në Kuvendin Popullor të Republikës së Serbisë
Shkodër, 23 tetor 2021
________________
Në “Takimi i Shkodres, 2021” nderonin me praninë e tyre një delegacion nga Sanxhaku, me dy deputetë të SDA të dr. Sulejman Ugljaninit, Z. Enis IMAMOVIQ dhe Z. Mirsad HOXHIQ (Hodzic) – deputetë ppullorë të Sanxhakut në Kuvendin Popullor të Republikës së Serbisë dhe Mirza Hajdinoviq – Sekretar i Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve në Sanxhak e Republikën e Serbisë.