Prej disa muajsh flitet për idenë që Kupa e Botës të zhvillohet çdo dy vite.
FIFA po insiston që të zhvillojë Kupën e Botës çdo dy vite, ndonëse kjo ide kundërshtohet fuqishëm nga UEFA.
Raportimet e fundit bëjnë të ditur se FIFA ka ofruar 16 milionë euro për secilën federatë, nëse projekti për Kupën e Botës çdo dy vite kalon.
Ky projekt mund të aprovohet në mars. Nëse aprovohet, Kupa e Botës do të zhvillohej çdo dy vite duke filluar nga viti 2026.
Në këtë rast, 48 skuadra do të përfshiheshin në këtë garë, në 16 grupe me nga tri skuadra.