Pavarësisht se ethet e pandemisë COVID-19 dhe varianteve të reja vijojnë të mbajnë mbërthyer mbarë globin, një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve kanë zgjedhur t’i kalojnë pushimet e fundvitit jashtë vendit, një trend ky që rritet çdo vit.
Një ndër arsyet kryesore që nxit këtë tendencë është çmimi i arsyeshëm, sidomos në ofertat për vendet e rajonit.
Rritja e vaksinimit të popullatës ofron mundësinë e vizitimit të shumë shteteve ndaj jo rrallëherë raportohet që një pjesë e të rinjve janë vaksinuar pikërisht për këtë arsye: të udhëtojnë.
Ndonëse ka pasur oferta të brendshme, madje prenotimet në vende si Korça, Voskopoja, Dardha, Pogradeci etj., raportohen të jenë në kapacitet të plotë, rajoni duket më konkurrues, sidomos me paketat e çmimeve.
Edhe këtë vit, destinacionet e preferuara për shqiptarët duket se janë Mali i Zi dhe Stambolli.
Greqia ka qenë më pak e kërkuar duke qenë se ka pasur rregulla më strikte në udhëtim.
Por kur planifikoni të udhëtoni, sigurohuni më parë të keni sigurimin e duhur shëndetësor me vete.
ÇFARË MBULON “SIGURIMI SHËNDETI NË UDHËTIM” NGA SIGAL UNIQA?
Përballja me një problem shëndetësor të papritur shkakton shqetësim dhe panik, sidomos kur jemi larg shtëpisë. Pa harruar këtu edhe shpenzimet mjekësore që shpesh, në shtete të caktuara, janë shumë të kushtueshme.
Në disa raste të siguruarit kanë kaluar një situatë të paparashikuar me shëndetin e tyre jashtë vendit dhe u është dashur të paguajnë shuma marramendëse për t’u rikuperuar.
Në rast se përballeni me një rast emergjent mjekësor jashtë vendit, në rast sëmundje apo aksidenti, “Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim” ju rimburson faturat e shpenzimeve mjekësore.
– Shpenzimet për emergjenca mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti jashtë Shqipërisë
– Anullim Udhëtimi
– Evakuim mjekësor dhe riatdhesim
– Emergjenca dentare
Por mos harroni edhe risinë e SIGAL UNIQA sa i përket shëndetit, aplikacionin “Teleshëndet”.
Shërbimin “TeleShëndet” ju mund ta përdorni edhe gjatë udhëtimit dhe qëndrimit jashtë vendit, mjafton të keni internet dhe mund të komunikoni me mjekët më të mirë 24 orë në ditë për çdo shqetësim tuajin shëndetësor.
Ndërkohë që ju pushoni jashtë vendi, nuk do të shqetësoheni për shëndetin tuuaj, të të afërmve apo miqve që keni pranë në Shqipëri pasi “TeleShëndet” ofron mundësinë e komunikimit me mjekët specialistë 24 orë në ditë, 7 ditë të javës.
Si shkarkohet dhe si mund të blihet?
Shkarkoni falas aplikacionin “TeleShëndet” në App Store dhe Play Store dhe 24 orët e para shërbimi është falas. Nëse mbeteni të kënaqur, mund ta blini në www.teleshëndet.al
Gjithashtu, ju mund ta blini këtë shërbim edhe në çdo pikë shitje të SIGAL UNIQA në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Sa kushton?
Paketa individuale kushton vetëm 2,500 lekë në vit, ndërsa ajo familjare, për katër persona, vetëm 10,000.
Mos mendoni për shëndetin kur jeni në udhëtim. Me “TeleShëndet” ju e merrni mjekun me vete, kudo dhe kurdo.
SIGAL UNIQA, KOMPANIA QË PAGUAN MË SHUMË DËME
Sipas raportit më të fundit nga AMF, SIGAL UNIQA ishte kompania e sigurimit me shifrën më të lartë të dëmeve të paguara në Sigurimin e Shëndetit dhe Aksidentet.
Gjatë periudhës janar-nëntor 2021, SIGAL UNIQA ka paguar rreth 2.5 milionë euro dëme shëndetësore, si asnjë kompani tjetër sigurimesh në Shqipëri.
OFERTA FESTIVE
Mos harroni! Deri më 31 Dhjetor SIGAL UNIQA vjen tek ju me një ofertë festive: TeleShëndet + Kartë Anëtarësie për vetëm 2000 Lekë.
Kjo do të ishte dhurata e duhur për familjarët dhe miqtë tuaj për festat e fundvitit pasi asgjë nuk vlen më shumë se shëndeti.
SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku…
Për çdo pyetje apo paqartësi kontaktoni në:
Website: www.sigal.com.al
Whatsapp: +355 68 606 2829
E-mail: info@uniqa.al