Përbërësit: 100 g miell arre, 50 g miell bajamesh, 3 të bardha veze,150 g sheqer, 1 lugë çaji niseshte dhe 2 lugë çaji lëng limoni.
Përgatitja: Si fillim ngrohim furrën në 175 gradë C. Në një tenxhere shtojmë miellin e arrave, (100 g arra i bluani derisa bëhet e imët) të bardhat e vezëve dhe sheqerin. I përziejmë së bashku mirë dhe e vendosim tenxheren në zjarr shumë të ulët. I përziejmë herë pas here për rreth 10-15 minuta. Kujdes, brumi nuk duhet të vlojë!
Më pas shtojmë miellin e bajameve, e përziejmë përsëri e lëmë dhe për 5 minuta. Pjesën poshtë të tenxheres e vendosim në një enë me ujë të ftohtë që të ndërpritet nxehtësia.
Në një tas të vogël shtojmë niseshtenë dhe lëngun e limonit, masa do të dalë e trashë në formën e vinovilit. Ia shtojmë masës në tenxhere dhe e përziejmë mirë. Marrim pak nga brumi me lugë dhe i japim formë të rrumbullakët, dhe i shtrojmë në një tavë me letër pjekjeje. Sipër i vendosni nga një arrë.
Mos i bëni shumë të mëdha sepse gjatë pjekjes hapen edhe më shumë. Hapësira midis tyre duhet paktën 2 cm. Masa nxjerr diku 15 copë. Vendosini në furrë të piqen në 130 C dhe mos e hapni furrën deri në përfundim.