OBSH: Numri më i madh i infeksioneve të reja në Evropë janë fëmijët e moshës 5-14 vjeç

 

Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge u bën thirrje vendeve që të “mbrojnë fëmijët dhe shkollat” në mes të një rritjeje të shpejtë të infeksioneve të reja me koronavirus tek të rinjtë në rajon.

Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën njoftoi sot se numri më i madh i infeksioneve të reja të raportuara me koronavirus janë fëmijë të moshës pesë deri në 14-vjeç.

Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge u bëri thirrje vendeve që të “mbrojnë fëmijët dhe shkollat” në mes të rritjes së shpejtë të infeksioneve të reja me koronavirus te të rinjtë në rajon, duke thënë se shkalla e infeksionit është dy deri në tre herë më e lartë te fëmijët më të vegjël sesa popullsia mesatare në disa vende.

Kluge foli kundër vaksinimit të detyrueshëm, duke thënë se ai duhet të jetë një “zgjidhje absolute e fundit” dhe shtoi se numri i vdekjeve nga Covid-19 ishte ende “dukshëm nën shifrat më të larta të raportuara më parë”.

Megjithatë, ai tha se numri i infeksioneve dhe vdekjeve të reja nga koronavirusi është dyfishuar në dy muajt e fundit në 53 vende të rajonit që shtrihet në Azinë Qendrore.

Ai theksoi se ekziston ende një kërcënim nga varianti i përhapur delta dhe vuri në dukje se varianti i ri omicron deri më tani është konfirmuar në 432 raste në 21 vende.

“Varianti i delta mbetet dominues në të gjithë Evropën dhe Azinë Qendrore dhe ne e dimë se vaksinat COVID-19 mbeten efektive në reduktimin e sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve,” tha ai, duke shtuar se mbetet për t’u parë nëse varianti i ri omicron transmetohet më lehtë, nëse shkakton një formë më të rëndë apo të lehtë të sëmundjes.