Të nderuar pjesëmarrës !
Familjarë të Ali Rrustem Mulës,
Bashkëshortja e tij, shoku më i ngushtë dhe i pandarë e jetës, vajzat, djemtë, të afërm, shokë, miqë e dashamirë të tij,
Si shumë herë të tjera, edhe sot na ka tubue Ali Mula, porthelbësisht ndryshe nga atëherë, sepse humorin e tij shoqërisht tëshëndetshëm, këtë rradhë na e zëvendësoi me pikëllim e vajë.
Pra, jemi sot këtu, në këtë ditë të shënuar e të pikëlluar përgjithsejcilin, sepse fati e deshi që atij ti japim lamtumirën e fundit, por për të mos e harruar kurrë në jetë të jetëve. U shuenjë personalitet me vlera të shumanshme. Nga sot e mbrapa do të na mungosh fizikisht, ore Ali Rrustem Mulaj, por jo kujtimi, vepra e emri që e lé pas.
Për këtë rast mortor, si rrallë ndonjë herë tjetër, nuk u’deshveçse në pak minuta e’u mor vesh anembanë lajmi i hidhur se dje më datën 21.11.2021, u nda nga kjo jetë Ali Rrustem Mulaj, i fshatit Kepenek, Krahina e Bytyçit, Malësia e Gjakovës, e sottë vinin nga ana e anës që atij ti japin nga afër lamtumirën e fundit. Sikurse shihet, kanë ardhur sot këtu nga fshati i tij ilindjes, Kepeneku, nga krahina e Bytyç-Berishës, ajo e Nikaj-Merturit, Krasniqja, Gashi e Shipshani e Hasi, por edhe ngavende të tjera të Shqipërisë dhe nga Kosova.
Ky rast mortor ka ndá nga ne një personalitet të Malësisë sëGjakovës, i cili u formua si i tillë prej së thjeshti, duke u lartësuar si një bir i nderuar i krahinës së Bytyçit, Krye-urtak iBytyçit dhe Bytyçasve kudo që janë, i cili në jetë të jetës e nderoi jo vetëm veten e tij, familjen, por mbarë atë krahinë tëbesës, bujarisë, sojnisë e trimërisë, të cilës veçse ia shtoi vlerat e saj.
Puna e tij përkushtimore e lartësoi atë në një ikonëshumëdimensionale të artit, si Kryemjeshtër i Ansamlit“Dardania”, “Ambasador i Paqes në Botë”, “Qytetar Nderi iTropojës” dhe “Mjeshtër i Madh”, por tani që na mungon, mëshumë se asnjëherë, e shohim se ai i tejkalonte këto dimensionezyrtare.
Ishte si një frymë pozitiviste, që ndikonte mistershëm e pa u ndjerë në habitatin shoqëror.
E gjithë jeta e tij ka qenë në veprim dhe aksion pa u ndalurasnjëherë, e për t’u mbajtur mend përherë. Por të pashlyeshmenë jetë të jetëve deri në ngashërim, ishin ato çaste kur edhe psenuk donim ta besonim, e ay e dinte, u ngrit nga shtrati i vdekjes, tamam si në legjendë, e mori pjesë krenarisht e pa u ligështuarnë “Festën e Bytyçit” edhe pse e dinte se për të ajo ditë ishte përherë të fundit në kësi takimesh.
Janë edhe këto fjalë të tij nga rezervat e fundit të shpirtit, thënë një mikut që e përshkruajnë pashlyeshëm atë rast të tij:–Jam kanë në Festën e Ptyçit. Erdhën e më morën. Nuk e di pomë dha Zoti fuqi e sikur m’u hoq smundja me dorë. Njëorganizim i përsosun. Megjithato aktivitete, me kangë e valle.Kishin ardhë nga të gjitha anët. U takova e bamë fotografi me gjithë ata shokë që nuk e di a i takoj ma.-…
Me lotë në sy, Alia, më tha: -“Besomë Agim Hajdari, kurrëma të gëzuem nuk e kam ndie veten, se atë ditë në atë takim.Tanë Dynjanë me ma pas dhanë nuk e kisha lanë pa marrë pjesënë atë festë të fisit”. E krejt i përlotun e i përmalluem, tha:–Gëzim ma të madh nuk do kish për mue se me pa dek bash qaty, mbasi u takova me tanë ata shokë e miq.
Ali Mula, në gjallje të tij u skalit si një sfidant ivështirësive, persekucionit, e i moshës, duke qënë i ri aktiv, e plak i mençur, e urtak, enciklopedi dijesh e historishë, thesarvlerash, por gjithmonë si i ri e novator.
Ai për herë të fundit erdhi më 29 Gusht 2021, në atë Festë, nga ku do të na mungojë aty e mbrapa e u hallallshit me të gjithëata që ishin prezent nga të gjitha viset etnike, ku kishte bërë miqtë shumtë, por posaçërisht me Bytyçasit e tij, shokët dhe miqtë e përjetshëm. Këtë hallallshitje e bëri si pak kush tjetër që mund tabënte në atë formë, masive e festive, e shumë të përmallshmepër atë e të gjithë të tjerët, që e shifnin se çfarë po ndodhte me këtë njeri stoik, por nuk donin ta besonin. E bëri atë shmallje tëfundit, për të shkuar në amshim më i plotësuar, e më i qetë, duke e arritur ta realizojë edhe atë çast, i cili do t’i kushtonte shumë nëshpirtin e tij, po të mos mundej që ta realizonte. E, ai shkoi iplotësuar edhe për këtë merak të tij.
Keqardhja dhe hidhërimi nuk kanë masë që ta peshojnërëndesën e kësaj humbje të rëndë. Ndonëse sot familja e humbinjeriun e saj më të dashur, po ashtu edhe shokët dhe miqtë e tijtë shumtë e humbën një njeri që e deshën shumë e do t’umungojë përjetë. Po ashtu, jo vetëm krahina e Bytyçit, pormbarë Malësia e Gjakovës e humbi një bir e personalitet të saj tënderuar, i cili dha shumë si për emancipimin shoqëror, kulturëndhe artin.
Me këtë rast humbje të këtij burri me vlera të shumta, përcjellim ngushëllimet tona të sinqerta për familjarët, farefisin, shokët dhe miqtë e keqardhje e madhe për ne. Po ashtu, urojmëqë Zoti t’u japi forcën e duhur për ta përballuar dhimbjen.
Shpirti i tij u prehtë në paqe! Qoftë për ty i lehtë dheu itokës mëmë!
Në shenjë respekti dhe dhimbje një minute heshtje nënderim të tij.
-I përjetshëm kujtimi i tij! Rrofshi dhe e kujtofshi!
Në emër të Bytyçasve kudo që janë, me të cilët bashkohentë gjithë shokët dhe miqtë, por në një mënyrë të veçantë SkënderHaklaj dhe Agim Doçi, me të cilët ndau edhe amanetet e ti tëfundit.
Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren
Kryetari
Agron Isa GJEDIA
Bajramcurri-Tropojë, 22 nëntor 2021