Ballina Kosova Porositë e epokës së perënduar nuk iu duhen shqiptarëve?!

Porositë e epokës së perënduar nuk iu duhen shqiptarëve?!

 

Nga Skënder MULLIQI 

Tri deceniet e fundit nuk kan sjellur përparimin e duhur të shteteve të rajonit. Kemi pasur një jo stabilitet, jo shumë të larguar nga vitet te 90-ta, të shekullit të kaluar.Kemi procese të limituara të demokratizimit dhe zhvillim jo të duhur të rrjedhave ekonomike .Nuk janë arritur as për gjysëm normat të cilat I kërkon bota e civilizuar . Dihet së në këtë pjësë të botës ndodhën edhe luftërat , e cila solli shumë vdekje dhe shumë dëme tjera materjale vëtem ,pse Serbia dëshironte të formonte Serbinë e Madhe .Kjo nuk ju lejua nga shqiptarët dhe nga bota demokratike që na ndihmuan ta fitojmë luftën në vitin 1999 . Edhe pse u mbyll kaptina e luftës , nuk pamë transformime të duhura të proceseve dhe as largim të theksuar nga epoka e mbyllur e komunizmit.Pse shtetet e rajonit ende kan mbetur më logjikën e kaluar të sistemit komunist , shkaqët janë të shumta, por janë sigurisht t ë pa arsyeshme për shekullin në të cilin gjendemi.Më rënjën e komunizmit do të duhej të sigurohoshin të gjitha parametrat shoqërore dhe politike, të cilat do të siguronin progres dhe jetë kualitative së bashku më të drejtat fundamentale njerëzore . Këto edhe ishin motivet të cilat shkaktuan rënjën e komunizmit .Kalimi nga një sistem në sistemin tjetër ende nuk ka përfunduar .Me shumë po simulohet demokratizimi së sa që në fakt e kemi.Mediet dhe rrjetët e ndryshme sociale nuk I ndihmuan sa duhet progresin.Ato më shumë mbeten peng I regjimeve të pareformuara .Lojaliteti ndaj qarqeve të caktuara politike përfituese në Kosovë, ka bërë që të mbesim mbrapa në procesin e tranzicionit . Ne skenën politike erdhën njerëzit e pa pregatitur për sfidat e mëdha, të kalimit nga sistemi komunist në sistemin capitalist modern.Erdhën në pushtet njerëzit të cilët shkatërruar pronën shoqërore . Në këto kushte dhe rrethana politike u mbajten edhe zgjedhjet e pas luftës , të cilat nuk sollën ndryshimet e pritura .Nese u liruam nga traumat e okupimit dhe të luftës, nuk u liruam nga regjimet autoritare .Nuk u fitua demokracia për të gjithë , nuk arritëm të bëjmë shtet normal dhe demokratik .Evoluimet shoqërore po janë të ngadalshme të cilat po bëhën pengesë drejte rrugës evropiane , si synim që e kemi. Vendi ka nevojë për njerëz shumë të menqur të politikës .Kosova ka nevojë për zhvillim në shkallë shumë më të lartë së sa e kemi. Porositë e epokës së perënduar nuk iu duhen shqiptarëve. Na duhet reformim i thellë i skenës politike, që është duke na shkaktuar dëme të mëdha në shtet ndërtim dhe mirëqenje .Për transformime pozitive duhen ide përparimtare , ide të kohës të modernitetit. Akterët e skenës të deritashme politike nuk kan pasur ide dhe nuk janë larguar nga vitet e shekullit të kaluar.Vendit i duhen politika progresive , politika largpamëse shtetërore dhe nacionale .Kur jemi të plani kombëtar , aty nuk guxojmë të bëjmë compromise më Serbinë hegjemoniste. Nuk na duhen strukturat politike të cilat e dëshirojnë pushtetin më shumë së sa shtetin. Mjaftë gjatë na përcollën trendet negative shoqërore dhe politike , nga të cilat ka ardhur koha të lirohemi..!