Sot, në “Takimi i Shkodres, 2021” na nderon me praninë e Tij, biznesmeni e filantropi i mirënjohur nga Tetova në Maqedoninë e Veriut, Z. Lazim DESTANI – “Nderi i Kombit”, që së bashku me Familjen e Tij drejtojnë kompaninë ndërkombëtare “Ecolog International”, e shtrirë në të gjithë botën.
I nderuari Lazim Destani është Antar i Këshillit Kordinues të Diasporës Shqiptare, President Nderi i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Kryetar Nderi i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Botë.
Doctor Honoris Causa Lazim Destani është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, me Urdhrin “Nderi i Kombit”, me motivacionin “Për kontributin e jashtëzakonshëm në mbështetjen e inisiativave me karakter kombëtar si dhe krijimin e imazhit pozitiv në botë”.
Humanisti Lazim Destani me familjen e Tij, sipas shtypit, kanë një pasuri të përgjithshme ma shumë se buxheti i Shqipërisë për 1 vit, por pasuria e tij ma e madhe janë Familja e Tij: bashkëshortja e Tij me të gjithë Shenjtërinë e Saj; djali i madh i Tij, Nazif Destani – “Doctor Honoris Causa”, biznesmen, kryesori i kompanisë gjigande “Ecolog Internatinal”; djali tjetër – Selim Destani – biznesmen i kompanisë “Ecolog International” dhe aktori i mirënjohur me famë ndërkombëtare, Blerim Destani.
Dr. Lazim Destani, faleminderit që i dhe Kohës Shqiptare këto “Tri Yje”, këta tre djemë të shquar, që janë emra të ndruar të botës shqiptare e globale të artit e biznesit!
Mirënjohje që erdhe në këtë ditë të sotme, në këtë “Takim të Shkodres, 2021”!
Ramiz LUSHAJ
Shkodër, 23 tetor 2021
__________
*Fjalë paraqitje në foltore për personalitetin e shquar, Z. Lazim DESTANI, para Përshendetjes së Tij drejtuar “Takimit të Shkodres, 2021”.