Ballina Muzikë Adele i dhuron mësueses biletën e cila kushton rreth 600 euro

Adele i dhuron mësueses biletën e cila kushton rreth 600 euro

 

Thuhet se Adele i ka dhuruar mësueses së saj të shkollës së mesme biletën e koncertit e cila kushton rreth 600 euro.

Ajo në fillim të këtij muaji në “An Audience me Adele” pas shumë vitesh takoi mësuesen e saj.

Këngëtarja 33 vjeçare, shpërtheu në lot kur Emma Thompson e pyeti se kush e frymëzoi, e në ato momente u shfaq mësuesja e vjetër e anglishtes zonja McDonald, shkruan DailyMail.

Tani Adele thuhet se i ka ofruar zonjës McDonald dhe familjes së saj biletat më të shtrenjta për ta parë performancën e saj në “BST Hyde Park” në korrikun e vitit të ardhshëm.

Adele ndër të tjera foli për ndikimin pozitiv  që kishte mësuesja e saj tek ajo.