Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputiva ka bërë thirrje që vendi të futet në një izolim të rreptë pas rritjes së rasteve me COVID-19.
Presidentja Caputiva ka thënë se bllokimi duhet të ndodh sidomos për shkak se sistemi shëndetësor është në prag të kolapsit.
Ajo nuk mund të merr vendimin për bllokim nga pozita e presidentes porse zëri i saj ka peshë pasi është politikania më popullore në vend.
Anëtarët e partisë në pushtet u thanë mediave gjithashtu se rregulla më të ashpra mund të priten të mërkurën, më 24 nëntor, por ata refuzuan të japin detaje.
Caputova po kërkon një bllokim të plotë për të gjithë vendin, jo vetëm për ata që ende nuk janë vaksinuar. Presidentja Caputiva ishe emocionale deri foli për këtë çështje pas një vizite në një spital.
“Ne jemi aktualisht shteti me situatën më të keqe në botë, kur bëhet fjalë për infeksionet e reja”, tha ajo.
“Spitalet janë në kufijtë e kapaciteteve të tyre dhe duhet të kufizojnë shërbimet që ofrojnë, personeli shëndetësor i rraskapitur po lutet për ndihmë”, deklaroi ajo.
Sllovakia ka pasur disa masa në fuqi kundër përhapjes së infeksionit mirëpo sipas presidentes së këtij vendi ka pasur zbatim tejet të dobët gjë që ka lejuar shtimin e rasteve me COVID-19.
Përveç Sllovakisë, shumica e vendeve evropiane kanë përjetuar një rritje rapide të rasteve të reja të infeksioneve me COVID-19.
OBSH-ja paralajmëroi të mërkurën se në rast se vazhdon trendi i njëjtë i infektimeve, atëherë, gjatë këtij dimri në Evropë nga COVID-19, mund të humbasin jetën rreth 700,000 persona.