Shqipëria humb tre vende në renditjen e përgjithshme të FIFA-s, përditësuar pasditen e sotme, pas zhvillimit të ndeshjeve të fundit eliminatore të Kupës së Botës Katar 2022.
Kuqezinjtë pësuan një humbje të thellë 5-0 në “Wembley” ndaj Anglisë dhe më pas morën një fitore minimale 1-0 ndaj Andorrës në “Air Albania”, teksa të dy këto rezultate sollën vetëm një shtim prej 0-65 pikësh.
Kjo bëri që Shqipëria të bjerë nga vendi i 63-të në të 66-in, vetëm një pozicion para Maqedonisë së Veriut, që është ngritur ndjeshëm falë 24.04 pikëve të shtuara në total dhe ka shkuar e 67-a.
Është rritur me dy vende edhe Kosova, që humbi miqësoren ndaj Jordanisë, por mori një barazim ndaj Greqisë në Athinë dhe tani e sheh veten në vendin e 111.
Vendi i parë vijon të mbahet nga Belgjika, që tani e sheh edhe më pranë Brazilin ndjekës, pasi të dy përfaqësueset janë vetëm dy pikë larg njëra-tjetrës, ndërsa Italian humb sërish dy vende dhe zbret e gjashta.