Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka publikuar raportin mbi ecurinë e tregut të Pensioneve Private Vullnetare në Shqipëri, në periudhën janar-shtator2021.

“Gjatë periudhës 30.09.2021, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtrojnë aktivitetin e tyre katër fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare më 30.09.2021 tregon një total asetesh neto prej 4,284.84 milionë lekë (35.25 milionë euro dhe me një rritje prej 681.56 milionë lekë (18.92%) krahasuar me 31.12.2020.

Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 30.09.2021 rezultoi 32,932 anëtarë, duke shënuar një rritje prej 6.16% krahasuar me 31.12.2020”, thotë AMF.

Edhe ky raport nxorri në pah dominimin që Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL, pjesë e SIGAL UNIQA Group Austria, ka sa i përket aseteve.

Sipas AMF, Sigal Pensions zotëron rreth 44% të tregut.

Sa i përket aseteve neto, Fondi SIGAL numëron 1,880,418,707 Lekë, nga 4.284,837,146 Lekë në total.

Edhe nëse flasim për investime, Fondi SIGAL qëndron sërish në krye me një shumë prej 1,792,354,727 Lekë nga një total prej 4.074,362,991 Lekësh.

Po përse shqiptarët kanë zgjedhur masivisht Fondine Pensioneve Vullnetare SIGAL? Ja avantazhet:

  1. Pjesë e Grupit SIGAL UNIQA, një ndër grupet më të mëdhenj financiare në rajon dhe jo vetëm.
  2. Lider ne tregun e pensioneve private duke zotëruar rreth 45% të tij
  3. Një zgjedhje dhe zgjidhje e sigurt në një moment mjaft të rëndësishëm të problemeve që po përballet sot sistemi i pensioneve në Shqipëri.
  4. Mundësia për një alternative të qetë dhe të garantuar në moshën e tretë.
  5. Operon dhe është aktiv në të gjithë Shqipërinë.
  6. Të drejtën për tu anëtarësuar e kanë të gjithë personat, pavarësissht nga mosha, vendndodhja dhe punësimi.
  7. Është një Fond Pensioni me kontribute individuale të përcaktuara.
  8. Kontributi minimal është 1,000 lekë në muaj.
  9. Kontributet për pension privat mund ti paguajnë individët anëtarë të Fondit, punëdhënësit e tyre, ose çdo person i tretë ne emër të tyre në lekë.
  10. Në rastet kur kontributi paguhet në një monedhë tjetër, shuma e paguar konvertohet në monedhën lekë me kursin zyrtar të konvertimit valutor, të asaj dite kur bëhet pagesa.
  11. Kontributi për pension mund të paguhet në baza mujore, 3-mujore, 6-mujore dhe vjetore.
  12. Kontributet mund të paguhen edhe si shumë e menjëhershme ‘single payment’.
  13. Asetet e Anëtarëve : (deri më 30.09.2021) 1,880,418,707 Lekë
  14. Ju pajis me Kartën e Anëtarësimit që në momentin e nënshkrimit të kontratës.
  15. Astetet e Fondit investohen më synim rritjen e kthimit nga investimi për anëtarët e tij dhe për t’isiguruar atyre një të ardhme të sigurt.
  16. Investimet e Fondit bëhen në instrumenta me kredibilitet të fortë, të llojeve dhe karakteristikave të ndryshme dhe mbi bazën e parimit të ruajtjes së nivelit të mjaftueshëm të likuiditetit.
  17. Kontributet dhe fitimi i realizuar nga investimi i aseteve të Fondit nuk i nënshtrohet tatimit për aq kohë sa anëtari është pjesë e tij. Kur anëtari tërhiqet atëhere aplikohet tatimi mbi të ardhurat personale.
  18. Pagesa e përfitimeve ofrohet për anëtarët e Fondit në format e: 1) Pension Pleqërie të Parakohshëm; 2) Pension Pleqërie; 3) Pension Invaliditeti; 4) Pension familjar trashëgimie; 5) Pagesa të parakohshme.
  19. Masa e pensionit do të varet nga shuma e kontributit të përmuajshëm që ju do të vendosni për të kontribuar dhe nga investimi i tij.
  20. Si anëtarë të Fondit ju do të jeni të lirë të zgjidhni mënyrën e tërheqjes së aseteve nga llogaria juaj personale në tre forma: 1) në mënyrë të menjëhereshme; 2) në mënyrë periodike sipension; c) në mënyrë të parakohshme.
  21. Pensioni paguhet në bankën ku keni llogarinë tuaj.
  22. Në rast humbje jete si anëtar të Fondit, asetet e mbetura në llogarinë tuaj do t’u shpërndahen trashëgimtarëve sipas aktit të trashëgimisë.
  23. Si anëtar ju do të keni gjithashtu të drejtën, që në çdo kohë, të transferoni asetet tuaja nga një fond pensioni në një tjetër, i cili administrohet nga e njëjta ose nga një shoqëri tjetër administrimi.
  24. Klientët aktualë vijnë nga kompanitë dhe insitucionet më të mëdha publike dhe private në Shqipëri, si edhe nga invidividë të çdo moshe, profesioni, vendndodhje etj.
  25. Fondi vepron me ndershmëri, kujdes dhe profesionalizëm, në zbatim të kuadrit ligjor ekzistues dhe praktikave më të mira.
  26. Mbikqyret nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare(AMF).
  27. Përcakto vet se sa pension do që të marrësh dhe llogarit online duke klikuar në: https://fondisigal.com.al/llogarit-pensionin/
  28. Transparencë në kohë reale përmes faqes zyrtare në internet: www.fondisigal.com.al
  29. Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL vepron me integritet, kujdes dhe profesionalizëm, në zbatim të kuadrit ligjor ekzistues dhe praktikave më të mira.

Fillo të mendosh për pensionin tënd shumë kohë para se të pushosh së punuari. Ndërto të ardhmen bashkë me Fondin SIGAL…

Për më shumë informacion:

Adresa: Rruga ‘Donika Kastrioti’, Tiranë (Pas dy Kullave Binjake)

Tel: +35544511666

E-mail: info@fondisigal.com.al