Prishtina dhe Beogradi konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre në takimin e Brukselit, ku sipas BE-së do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani dhe për çështjet e hapura.

Ekipet negociuese të Kosovës dhe Serbisë takohen të martën (16.11) në Bruksel për të vazhduar dialogun, ndonëse qysh tani ka kundërthënie ndërmjet Kosovës dhe Serbisë se për çfarë saktësisht negociohet këtë herë.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian thanë, se në raundin e ri të takimeve të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, diskutohet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani dhe çështjet çështjet e hapura e rrugën përpara në dialog.

Nga zyra e kryeministrit të Kosovës thonë se, “temat e diskutimit në takimin bilateral do të jenë çështja e të zhdukurve, e energjisë dhe lëvizja e lirë”, ndërkaq “data për takimin e mundshëm për dialogun në nivel politik ndërmjet liderëve varet nga rrjedha e procesit dhe dakordimi për çështjet në nivel kryenegociatorësh”.

Brüssel | Sondertreffen der EU-Außenminister | Konflikt in Afghanistan

Në anën tjetër nga zyra e qeverisë së Serbisë për Kosovën, thonë se në takimin e datës 16.11. ekipi serb kryesohet nga drejtori i kësaj zyre, Petar Petkoviq, dhe se në takim tema kryesore do të jetë Asociacioni i komunave me shumicë serbe.