Me 30 tetor 2021 ka ndrrue jetë TRASHE AHMETAJ në Vuthaj, në moshë 76 vjecare, Nana e Kelmend Ahmetaj (Keli)- Kordinator i “Gazeta e Alpeve” për Plavë-Guci me Rrethina dhe, njiherit, administrator i Bujtinës  turistike alpine “Hartini”, skej Ujëvarës në Vuthaj, një nga djemtë më të mirë të Kelmendit, të trevave shqiptare në Malin e Zi, të Kohës e Botës Shqiptare.

          E ndjera TRASHE AHMETAJ është nga Martinajt e Gucisë, vajza e Bajram Man PRELVUKAJ, që u vra në luftë me sllavët në Qafë të Previsë, kur ajo kishte edhe tre muaj për të ardhur në jetë. Edhe mbas lindjes së saj, mixha (axha) i saj vritet në luftë me sllavët në afërsi të Kolashinit në Mal të Zi.

          E ndjera TRASHE AHMETAJ u martua në Vuthaj, në Ahmetaj, në një familje me tradita e virtyte të larta shqiptare, e cila gjatë gjithë jetës tregoi fisnikëri e përkushtime të mëdha për Familjen e Saj, për Fëmijët e Saj, për Nipërit e Mbesat e Saj, duke dhënë një shembull të mirë e mbetë kujtim i paharruar në jetë e motmote.

          Pritja nis në ditën e sotme të 1 nëntorit 2021, prej nga ora 8.30 e mëngjezit, në Shtëpinë e Kulturës në Vuthaj.

          Varrimi do të bëhet në ditën e sotme, me 1 nëntor 2021, në ora 13.00 e mesditës, në Varrezat e fshatit në Vuthaj të Plavë-Gucisë. Funerali do të niset nga shtëpia familjare e Ahmetajve në Vuthaj.

          Bordi Botues, Redaksia e Rrjeti i Kordinatorëve të ““Gazeta e Alpeve” i shprehim ngushëllime Kordinatorit tonë të gazetës për Plavë-Guci me Rrethina, Z. Kelmend Ahmetaj (Kelit) për nanën e Tij të shtrenjtë dhe jemi pjesë e dhimbjes së Tij dhe të Familjeve Ahmetaj e Prelvukaj edhe të gjithë farefisnisë së tyre të gjërë, të madhe.

          I koftë i lehtë Dheu i Tokës së Vet! I paharruar emri, kujtimi e nderimi i Saj në breza, ndër kohëra!