10.532 kandidatë për këshilltarë të shpërndarë në 572 lista dhe 299 kandidatë për kryetar të komunave, kërkojnë besimin në zgjedhjet lokale në betejën për 1.347 vende këshilltarësh dhe 81 kryebashkiak.
Zgjedhje më të madhe do të kenë shkupjanët, të cilët votojnë në 4 fletëvotime. Të gjithë tjerët do të kenë dy fletëvotime. Në Shkup ka më së shumti lista kandidatësh madje 15. Pasojnë Manastiri me 14 dhe Kumanova me 13.
Shkupi është në krye të listës edhe sipas kandidaturave për kryebashkiak me 12, pasojnë Dollneni me 8 dhe Komuna Qendër me 7.
Në këto zgjedhje kandidati më i moshuar për këshilltarë është një 89-vjeçare nga aerodromi i Shkupit, kurse më i riu një 19-vjeçar nga komuna Konçe.
Për dallim nga cikli i fundit zgjedhor kur kishte votim të vazhduar, në këto zgjedhje i kthehemi normalitetit. Vendvotimet hapen në ora 07:00 dhe mbyllen në ora 19:00.
Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë 1.824.864 qytetarë, thuajse 10.000 më shumë në krahasim me zgjedhjet e fundit parlamentare para 15 muajve.