Po kërcen çmimi

Si gjeli në tra,

Kriza monetare

Ka rënë në bela!

 

Na shtrenjtohet rryma

Gazi, buka e ulliri,

Të gjitha me radhë

Si hallka zinxhiri!

 

Ashtu sikur zgjaten

Peri dhe tërkuza…

Na ka ardh’ durimi

Me vajin te buza!

 

Seç lëvizin gjërat

Një pas një me rend,

Veç pagës mujore

Që rri në një vend!

 

Shportat familjare

Nuk peshojnë aspak,

Janë terur e tharë,

Si speci në varg!

 

Me një anë Covidi

E taksat pushtetare,

Ngelet qytetari

Pa brekushe fare!

 

Tani kur të vijë

Dimri me acar,

Inshalla nuk ngrijmë

Si trangulli n’arë!

 

Sevdail Hyseni

(Karikatura marrë nga interneti)