Nga Tahir Bezhani 

-shkrim me shkas-

Nuk merrem me politikë, nuk i beje “hyzmet”  aspektit politik, sepse koha ka dëshmuar se politika është  e ndyte,( një art i keq), thikë me shume tehe….Kur lexova në faqet e disa gazetave elektronike, për intervenimin e Policisësë Kosovës në disa vende-qytete të Kosovës, emirëprita me dashamirësi, si qëllim e qëndrim tëluftës kundër kontrabandës e krimit tëorganizuar dhe gjitha veprimtarive antiligjore,kudo në qytetet e Kosovës. Jemi lodhë e stërlodhje nga krimi i të gjitha llojeve, i cili njerëzve përditë po ua humbë shpresat për njëjetë normale. Bile, kjo Qeveri e tashme, sipas premtime  të saja, po ep shpresë se po lëvizingjerat në lufte me krimin. Unë kështu e kuptova intervenimin e Policisë se Kosovës sot, në disa qytete te këtij shteti me shume halle. Pra,ligjvënie në hapësirat tona multietnike, si fat historik. Nuk ishte sulm ndaj askujt veçanti, ishte luftë me krimin e organizuar në vendin tonë.

Me zhgënjej tejmase deklarata e një politikani nivelit evropian, i cili po “bënë çmos” qëpërmes dialogut me Serbinë, të rregullohen çështjet mes dy shteteve me shume mosmarrëveshje. Deklarata e z.Josep Borrell se “incidentet e dhunshme në veri duhet te ndalën menjëherë ,teksa ka konsideruar se veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara janë tëpapranueshme…” Nuk sqarohet mendimi se “kush po i krijon incidentet e dhunshme”, dheku po e shikojka ai veprimin e pakoordinuar”?Unë këtë deklarim, më mendësinë time, e kuptoj si “prehje” e brinjave të krimit në veriun e Mitrovicës, qytet i Kosovës, dhe ndërsymje e krimineleve te Beogradit që sa me parë ta aneksojnë(serish nëse munden)edhe një copëtoke të Kosovës! Thua sa pak kanë marë deri nëNish?!….Kam pritur dhe kam menduar se duhet përkrahur secilin vend që e lufton krimin e organizuar .

Nuk kam menduar se të mëdhenjtë kundërshtojnë luftën që bëhet ndaj krimit…Krimi sjell vetëm te këqija mbarë vendit, tëgjitha vendeve te botës, siç po dihet e shihet. Po vandalizmin si nuk ka “guxim” z. Borrell ta sulmoi?… Bile, për arsyen e cilësisë se njëevropiani ….Si e arsyeton sulmin ndaj njëpolicie nga bandat serbe në veri, ku lëndohendisa sish, e z. Borel nuk përcaktohet se cilat janë“incidentet e dhunshme”!… Dikush mund të mëflas  duke më sugjeruar” se nuk janë këto punëpër juve, demek si i “pa kompetent!…. Pajtohem nëse keni atëndërgjegje“! Por jam pjesë, jam një frymëmarrje i këtij vendi, kësajtoke dhe nuk mund të heshti as në vetmi, assesi nuk pajtohem, as me vetveten e ngujuar brenda lëkurës së rrjepur nëpër shekuj nga barbarët e Karpateve, ardhacakët kanibal në trojet tona.

Nuk po e zgjas këtë reaksion te brendshëm, pornë padrejtësi reagojnë edhe instinktet e secilitnjeri. Nuk merrem me politikë, as me partitëpolitike, jam i depolitizuar, por ama nuk me ndalon askush të mendoj (pakës) për këtoecuritë qe të lënë pa gjumë.

Kush më ndalon të përsias e të them bindshëmse nuk është e drejte deklarata  e z. Borell?…. Deri kurë duhet të përkëdhelet politika gjenocidiale e  udhëheqjes së Serbisë?…Policia e Kosovës atje,( ne Veri e kudo,) qyteteve tona,po lufton krimin. Nuk guxon askush t’i gjuaj me gurë! Policët e Kosovës  nuk janë lepuj që tëikin prej zagarëve të Serbisë. Pse nuk i thoBorelli Vuçiçit: “mos u turr si kafshë drejtRashkës, me ndërsye këlyshët e bushtrës nëKosove!….”

Por, gjithmonë është ditë e thënë se “fajet i ka kau i madh”, në kë rast, edhe  BE po luan me shumë letra, si po dëshiron, më shumë po nxitë se sa po e qetëson situatën, edhe ashtu te zjarrët….Te gjithë e dinë te drejtën por askush nuk e shprehë, e në  rastin konkret, e drejta ështënë anën tonë, o z. Borrell. Pse jeni gjithherë, (deri me tani), kundër të drejtave të kombit shqiptarë?….

Mos e përkëdhelni kaç tepër politikën luftënxitëse (gjithmonë) të Serbisë, sepse mbani përgjegjësi, ju të mëdhenjtë e Evropës!….