Nga Fritz RADOVANI
ROBERT ELSIE (1950 – 2017)
Studjuesi i njohun, albanolog dhe nder perkthyesit ma të njohun të asaj Gjuhes së vjeter Shqipe, të pasuesve të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, me origjinë nga Gjermania, i Ndjeri Robert Elsie, la një testament shumë me vlerë per Popullin Shqiptar: “Dua të prehem në Shqipëri!…”
Në zemren e Tij ishte daltue nepermjet perkthimeve dashunia e pakufi per Bjeshkët e Nemuna… Alpet e Shqipnisë do t’ ishin vendpushimi i Tij i fundit… Thethi i mrekullueshem ishte me dyer të hapuna katerkapakësh per me pritë Mikun e vet, që punoi dhe i dha aq shumë Shqipnisë, me atë penë t’ artë që nder shekuj nuk ka me u harrue prej Atyne Maleve!
Foto e Robertit tregon shumë ma teper se me shkrue disa faqe per Te!
Kultura Shqiptare mbeti pa një nga shtyllat ma me randsi me humbjen e të Pavdekshmit dhe të Perjetshmit studjues aq i madh: Robert Elsie.
Vetem koha e ardhshme ka me tregue kush u vorros atje parakohet!
Ai ishte nder vlersuesit ma të mëdhaj me punen e Tij i Gegnishtes sonë, dhe mos harroni se, brezat e ardhshem njëditë, do të mendojnë per Ate!
Do të mendojnë ashtusi mendoj e punoi Ai.., per Popullin Shqiptar!
Melbourne, 2 Tetor 2021.