Krejt e vecantë. Sot, ora 10.00 AM, të të shtunes të 2 tetorit2021, “Gazeta e Alpeve”, që botohet në metropolin Tiranë(Shqipëri), e vetmja gazetë shqiptare print që shpërndahet në tëgjitha rajonet e Kosovës, në të gjitha trevat shqiptare në Malin e Zi etj;, mbrrini në majemalin më të lartë të Gjermanisë, nëZugspitze, 2.962 m. (9.718 ft) lartësi mbiedetare, prej ku shihenme sy të lirë në hapësirë ajërore 400 maje të larta në AlpetBavareze e ato Austriake me bukuri e madhështi të tyre, të cilat ijoshin turistë, skiatorë, alpinistë.
–Moti ishte i ftohtë, me mjergull të dendur dhe erë të fortë, derisa në 300 metrat e fundit kishte akull të lagët, me një fjalëngjitja ishte e rrezikshme, kur mbrritem me koleksionin e “Gazeta e Alpeve” në Zugspitze, malin më të lartë tëGjermanisë,– thotë kryeredaktori i “Gazeta e Alpeve” nëGjermani, Maxhun Smajli i Kosovës, i gjeneratës së parë tëgazetarisë kosovare, reporter i Luftës së fundit të Kosovës, njerii sakrificave, i sfidave, i sukseseve, që ia mbushin jetën, begatojnë kohën, nderojnë shoqërinë, ia lartësojnë të ardhmen.Miqtë e tij, vendbanimet e tij, bashkëkohësia e tij e vlerësojnë e nderojnë për punën, kontributet, arritjet e tij.
“Gazeta e Alpeve”, e para gazetë shqiptare që mbrrin atyme peligranazhin e saj, e vetpërcaktuar në misionin e saj për tëkapur këtë lartësi alpine përgjatë kësaj vjeshte, në prag të“Takimit të Shkodres, 23 tetor 2021”, u mirëprit nga turiztë, alpinistë e skiatorë në majemalin Zugspitze. Dy alpinistëgjermanë kërkojnë të bëjnë foto me “Gazeta e Alpeve”, që takenë kujtim të jetës së tyre. Edhe të tjerë e shfletojnë me interesgazetën shqiptare, “Gazeta e Alpeve”, paçka se nuk dijnë as tëflasin dhe as të lexojnë shqip. Duket se në këto lartësi alpine tëZugspitze, siç bashkohen në maje të malit gjermanët e austriakëtndërveti për një fjalë, kafe apo sporte, edhe Gazeta e AlpeveShqiptare takohet me Alpet Gjermanike. Kjo për faktin se majemalet alpine flasin ndërveti me simbolet e kodet e tyre tëpërbotshme.
“Gazeta e Alpeve” ndaloi edhe në kishën më ta lartë të Gjermani, në lartësi të malit të lartë Zugspitze, ku do tëqëndrojnë pranë Shënjtorit të kësaj kishe të moçme gjermane, për të marrë bekimin e Zotit, të kishës e shenjtorit të saj, për tëpasë jetëgjatësi e cilësi, për t’iu shërbyer sa ma shumë e sa ma mirë njerëzve e vendbanimeve të tyre në Alpet Shqiptare.
Në vitin e ardhshëm po mendohet që “Gazeta e Alpeve” tëngjitet në malin më të lartë të Alpeve, në Mali i Bardhë (Mont Blank) me 4.810 m. lartësi mbidetare. E ndoshta, në vitin që povjen, “Gazeta e Alpeve”, së bashku me Flamurin KombëtarShqiptar, Flamurin Dardan e shumçka tjetër, ka me mbrri edhenë majemalin më ta lartë të botës, në Everest, në lartësi 8.848 metra mbi nivelin e detit. “Gazeta e Alpeve” e ka për detyrë, vlerësim e nder të jetë në majemalet e lartë alpine e të botës.