Mosmarrëveshjet për targat mes Kosovës dhe Serbisë duket se kanë frymëzuar qeverinë britanike për ndryshimin e targave të saj.

Të gjithë ata qytetarë që udhëtojnë për në Bashkimin Evropian do të duhet të vendosin një letër ngjitëse në targat e tyre për të treguar se ata po udhëtojnë me një makinë nga Mbretëria e Bashkuar.

Mediat e huaja tregojnë se rregulli i ri do të hyjë në fuqi më 28 Shtator.

Shoferët në MB duhet të kenë të afishuar qartë “MB”. Në këtë mënyrë ngjitësi zëvendëson mbishkrimin e vjetër “BM” (Britania e Madhe).

Ngjitësit e targave kushtojnë 1.75 euro në Britani. Përjashtimet nga rregulli bëjnë vetëm shoferët që udhëtojnë në Irlandë, për të cilët nuk kërkohet një afishe e tillë e targave. “Ndryshimi i identifikuesit kombëtar nga BM në MB simbolizon unitetin tonë si komb dhe është pjesë e një lëvizjeje më të gjerë drejt përdorimit të shenjës së Mbretërisë së Bashkuar në qeveri“, tha një zëdhënës i Departamentit të Transportit .

Termi “Britania e Madhe” i referohet vetëm ishullit që përmban vendet Angli, Skoci dhe Uells ndërsa “Mbretëria e Bashkuar” përfshin gjithashtu Irlandën Veriore.