ALPET TONA

Poezi nga Kasam SHAQIRVELA

 

Porsi shqipet lartë ngrihen

Maja malesh që prekin qiellin

N’kanjone e korridore gdhihen

Re të bardha që folin me diellin.

 

Florë e faunë si rrallë gjëkundi

Me bukuri të virgjër natyrore

Historitë  djepi ç’m’i përkundi

Në këto mrekulli tona botërore.

 

Dhe natyra e tha fjalën

Si në det e si në tokë

Adriatiku me dallgë-valën

Që lag brigjet e vendit tonë.

 

Pra këto janë Alpet tona

Që na ftojnë për miqësi

Jetë e shpirtë i dhurojnë

Kush i viziton me mirësi.

 

Flasin n’gjuhë të nënës prore

Gjuhën e vjetër prej Pellazgjie

Të kulluar atë gjuhë hyjnore

Qysh nga fillet prej lashtësie.

 

Aty pushojnë legjenda kohësh

Aty rrinë zana dhe ora

Aty janë të bukurat peizazhe

Të nënës natyrë e jo nga dora.

 

Kush e don, e ndihmon vendin e vet

Me investimet që zënë vend

Të mira e të këqija që bën në jetë

Atdheu t’i ruan e t’i mba n’mend.

______________

JETËSHKRIMI (CV) i poetit Kasam SHAQIRVELA – shkurtazi

*

Ka lindur në Gajre të Tetovës, RMV, më 27.02.1955

Si autor i pavarur krijon edhe sot … Jeton në Tetovë, kohë pas kohe edhe në mërgim.

Ka kryer shkollimin superior në Universitetin e Shkupit, për inxhinier elektroteknik, ekspert i telekomunikacionit satelitor. Pasioni i tij është krijimtaria letrare dhe studimet për lashtësinë në kuptimin gjuhësor dhe historik të saj.

Me shkrime letrare dhe studime shkencore merret më se katër dekada…

Është krijues dhe studiues i lirë, autori vitin e kaluar botoi librin “AUTOBIOGRAFI-1” ku i përfshiu mbi 64 librave me: poezi, prozë, ese, etimologj, gjuhësi, leksokogrfi, publicistikë… ndërsa edhe dyzet veprat e tjera mbetën për botimin e dytë. Për modesti dhe etikë shkrimi, në kursim të hapësirës këtu, nuk do ta japim listen e plotë të librave e cila si e tillë është publikuar në profilin e tij në fb. Për të krijuar, sadopak, imazhin përkrijimtarinë e autorin po japim disa nga veprat më përfaqësuese të tij:

  1. Ajo që përsëritet(n; fole të shqipes),poemë(2000 vargje)
  2. Kthimtek  rrënjët,             poema të shkurtëra
  3. Këngë të vonuara,              poezi
  4. Udhështigjeve të atdheut,             balada e poema
  5. Fjalor etimologjik i fjalëve të vjetra,etimologji
  6. Gjuha shqipe çelësi i artë….              gjuhësi-etimologji
  7. Autobiografi 1     portret krijues            biografi-bibliografi
  8. Kohë plagësh                        prozë e shkurtër
  9. Çeta misionarësh                        ese                   
  10. Kangë n’gjuh t’nanës               gegnisht   poezi
  11. VELA ndër shekuj                     monografi
  12. Ujmiri                       roman
  13. Publicistikëshkrime publicistike
  14. Udhëpërshkrimereportazhe
  15. Mall n’pritje                                gegnisht poezi
  16. Dhimbje ka Atdheu                     poezi
  17. Turizmi dhe trendet turistike ekonomi turizmi
  18. Terminological Dictionaryof Informatics, lexicography (mbi 1000 faqe, B5) 
  19. Terminological Dictionary of Tourismlexicography(mbi 800 faqe, B5)
  20. Pellazgët dhe dodona                 roman historik
  21. Ne bijtë e arbnit ndër shekuj      etnogjenezë
  22. Leka i Madh dhe Maqedonia Antikeroman historik
  23. 83.Time and words poetry
  24. Zeit der besorgnis          poesie
  25. Societa progressivapoesia
  26. La main de la justicepoesi
  27. Pse po hesht detistandard          poezi
  28. Nji koh tjetër    gegnisht   poezi

*

Disa nga detyrat e punës dhe funksionet që ka kryer gjatë karrierës së tij: ka qenë i angazhuar si: -Drejtor gjeneral në kompaninë “JETA-GROUP”.-President i Odës Ekonomike për Turizëm të Maqedonisë. -Lektor në Revistën Stomatologjike ”APOLONIA”.-Kryetar Kuvendi në Klubin e Shkrimtarëve “OENEUM”.-Anëtar i “Unioni Shkrimtarëve Shqiptarë”.-Anëtar i “Unioni Global i Poetëve Shqiptarë”.-Editor në Shtëpinë Botuese “V E L A” Publishing House,  redaktor dhe recensues në më shumë se 100 përmbledhje poetike e prozaike…

Është i përfshirë në disa Enciklopedi, Monografi e Antologji të poetëve e shkrimtarëve shqiptarë e të huaj, në disa libra konferencash e simpoziumesh shkencore etj… Fitues i disa çmimeve letrare… brenda dhe jashtë vendit…

Një duzinë poetësh, shkrimtarësh e kritikësh letrarë të njohur të letrave shqipe, i kanë bërë vështrime krijimtarisë letrare të autorit, Kasam Shaqirvela, ku një numër i konsiderueshëm i këtyre shkrimeve tashmë janë përfshi në librat e botuar si parathënie, hyrje, recensione,vështrime kritike….etj.

Bën pjesë në mënyrë aktive në disa shoqata e klube letrare anekënd trojeve shqiptare dhe më gjerë.