Opinion: BE mes dëshirës dhe mundësisë

 

Në fjalimin e saj për gjendjen e BE, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, prezantoi objektiva të mëdha. Por me shtetet anëtare hezituese ato vështirë të arrihen, mendon Bernd Riegert.

Si është gjendja e Bashkimit Europian sot? BE ndodhet para sfidave të mëdha, pjesërisht e dobësuar, por prapë vazhdon drejt. Kjo është shkurt përgjigja që presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dha mbi gjendjen në BE në fjalimin e saj vjetor. Ajo ngriti lart unitetin e BE, pjesërisht bindshëm, pjesërisht me dyshime. Të paktën ajo krijoi përshtypjen, se është vetë e vendosur që të përballet me këto sfida.

Në të njëjtën kohë von der Leyen u ankua për mungesën e vullnetit të shteteve anëtare në mbrojtjen e klimës, për të bërë më shumë shpenzime për mbrojtjen e në drejtim të kujdesit shëndetësor. Në këtë drejtim ajo nuk vepron ndryshe nga paraardhësit. Komisioni Europian dihet që nuk është qeveri e Europës, por një autoritet, që bën propozime, ndërmerr nisma dhe pastaj varet nga vullneti i qeverive dhe shumicës në Parlamentin Europian.

 27 anëtarët e BE e kanë në dorë

Në kohën e pandemisë, Komisioni Europian u kujdes për vaksinat e nevojshme, megjithë vështirësitë e fillimit. 70% e të rriturve mesatarisht janë të vaksinuar sot, por dallimet brenda vetë BE janë ende të mëdha. Ursula von der Leyen nuk la të kuptohej, se si do të merret me këtë problem. Ajo kritikon prapambetjen skandaloze të vaksinimit në Afrikë dhe në pjesë të tjera të botës. BE do të dhurojë më shumë vaksina, por kjo nuk mjafton. Në fjalimin e saj nuk u dëgjua, se si mund të zgjidhet ky problem me më shumë bashkëpunim global.

Sidomos sfidat në politikën e sigurisë për BE janë të jashtëzakonshme. Duke filluar me Afganistanin, vazhduar me Kinën deri tek lufta kibernetike. Von der Leyen kërkon të forcojë “mbrojtjen e unionit”, që prej vitesh ndodhet në vendnumëro. Kompasi strategjik dhe një samit në Francë vitin e ardhshëm në pranverë pritet të sjellin zgjidhje konkrete në këtë drejtim. Kjo është e ngadaltë dhe një procedurë paralele me përpjekjet për forcimin e krahut europian të NATO-s. Shumë vende të BE me të drejtë janë hezitues me mprehjen e shpatave brenda për brenda. Presidentja e KE kritikon por nuk përmend arsyet.

Edhe në politikën e migrimit po kështu. Shtetet anëtare të BE kanë interesa të ndryshme. Në këtë temë vihet re shumë qartë ndarja në demokraci liberale dhe joliberale. Këtu mund të paralajmërojë, të hidhet përpjetë, të kërcënojë sa të dojë, fjalimi në Strasburg nuk dha ndonjë zgjidhje. As njoftimi për një samit me Afrikën në pranverë vështirë se do të ndryshojë gjendjen.

Dy projekte konkrete

Riegert Bernd Kommentarbild App

Bernd Riegert

Politikae ambicionuar e klimës  për t’i garantuar rinisë europiane një të ardhme të mirë është kërkesa e kohës. Kjo u deklarua qartë nga Ursula von der Leyen, por edhe në këtë pikë shtetet anëtare nuk janë të një mendimi, për atë se si duhet të organizohet revolucioni i vonuar në kohë i një ekonomie neutrale në drejtim të CO2 dhe tjetra si do të paguhet ai. Me të drejtë Komisioni Europian propozon të ndalë hyrjen e produkteve nga puna e detyruar në Europë dhe kërkon të sjellë në Europë prodhimin e chip-ave. Dy projekte konkrete ku mund ta matet eficienca e BE.

Presidentja e Komisionit Europian ngriti lart të përbashkëtat e BE, vlerat, vullnetin e të gjithë europianëve për të arritur qëllime edhe kur ato duken shumë të largëta e të paarritshme. Viti i ardhshëm deri në fjalimin tjetër të presidentes së KE do të jetë shumë interesant. Ajo që është e arritshme do të varet nga ajo se si do ta vlerësojnë e përdorin BE qeveritë e reja në Gjermani dhe Francë pas zgjedhjeve për të menaxhuar sfidat.