1.
Kur Angela Merkel vjen në Shqipëri, Vjosa Osmani shkonnë Gjermani!
Kjo është metafora e fatit tonë.
Merkel ia dha Vuçiqit komplimentin më të mirë që ekzistone që ky kompliment mund t’u jepet vetem shenjtërive: rrensit mëtë madh ia dhuroi falas virtytin e besnikërisë!
Merkel nuk foli për ish-Vuçiqin, por foli për Vuçiqinaktual.
Serbëve u lejohet të jenë Ish-kriminelë, nëse ndërkohë ‘ipërmirësojnë‘ sjelljet!
Pse Kosova u bë e neveritshme për botën që e çliroiKosovën?
Si ndodhi kjo dhe pse po ndodh sot?
Nuk ka faj Merkel që neve nuk na merr seriozisht. Pyeteveten se cilin Institucion të Kosovës duhet ta marrësh seriozisht?
Cilin ministër?
Kur këta për neve s’janë serioz (shqiptarët po ikin nga kyshtet pa të ardhme), pse Merkel u dashka të shoh të ardhme nëKosovën nga e cila ne ikim për të jetuar në vendin e saj!
Kancelarja Merkel e ka vërejtur se serbët e duan veten (dhei urrejnë shqiptarët e Kosovës),ndërsa shqiptarët e urrejnë veten (e vjedhin buxhetin e shtetit, shkatërrojnë, paragjykojnë, nuk lexojnë libra, nat e ditë i gjen nëpër kafiteri, merren me intriga, me paragjykime, mashtrojnë, të prejnë në besë, të manipulojnë),dhe nuk e duan askënd (armikut serb, shqiptarët nuk po i bëjnë as intriga, as nukpo i bëjnë propagandë, as nuk po e vjedhin, as nuk po e shkatërrojnë, as nuk po e paragjykojnë, as nuk po e çojnë nëburg armikun serb).
Po e çojnë veten në burg.
Pra: shqiptarët: E urrejnë veten, nuk e duan askënd! Kurseserbët: E duan veten, dhe i urrejnë shqiptarët!
2.
Presidentja si zakonisht, edhe dje ka qenë tepër nervoz. E ka ajo një sevda të theksuar në nervozë!
Duke folur për shtyrjen e zgjedhjeve, një të dytën herëthoshte:
‘Kam dëgjuar unë fjalë kundra meje‘;
Kam dëgjuar unë se persona të caktuar kanë thënë kështu e kështu për mua‘;
‘Kam dëgjuar unë fjalë se si demek po ia mbaj anënVetëvendosjes‘!
Nuk ke dëgjuar fjalë nëpër korridore e nëpër sokak ojzonjë, por ke lexuar shkrime konkrete, jo nga persona të caktuar, por nga gazetarë me emër e mbiemër.
Pse po e krijon atmosferën thuajse punon në shërbiminformativ, ku krejt i merr vesh, e para!
E ka mërzi kritikën, i urren kundërshtarët, e urren fjalën e lirë dhe sillet si e dyshimtë, thuajse Ne jemi munduar tinëz saj tëshkruajmë për të, por kjo na ka zbuluar, se i ka treguar dikush, ka dëgjuar fjalë…asaj asgjë nuk i shpëton pa e hetuar!
Nuk je detektive, por je Presidente, s’di pse veç Presidentjaende nuk është e bindur se është Presidente.
Vjosa Osmani nuk e meriton të jetë Presidente, jo pse anon kah Vetëvendosja, por sepse ke probleme me zemërimin.
Zemërimi (mllefi) është armiku më i madh, të bën tëdukesh nevrike, skandaloze, e ‘shtirë dhe e paparashikueshme!
Të bën që njerëzit të frikësohen dhe të ikin prej teje!
3.
Edhe Albin Kurti (si Vjosa) vazhdiimisht sillet sikur polufton për ta marrë pushtetin, të cilin e ka.
Për dallim nga Vjosa, Albin Kurti është i kompozuar dhe e menaxhon mllefin!
Tjetër gjë që tingëllon si gramafon i shekullit të kaluar, prafjalët e tij nuk kanë lidhje me realitetin, as në kohë, as nëhapësirë!
Për shembull: Flet për reciprocitet me Serbinë, kurse në tënjejtën kohë ia heq Serbisë edhe taksën për tullat!
4.
Ti a përnjëmend po kujton se shqiptarët janë budallenjë?
Ti a vërtetë mendon se ka dashuri të pakushtëzuar, se i keprivatizuat votuesit, dhe i ke bërë për vete përgjithmonë!
Ti mendon se premtimi është monedhë me të cilin blenvota!
Ti ende nuk e di se shumë veta janë penduar që të kanëvotuar!
Njeriu i vë vetes kushte, jo Ty!
Njeriu nuk ia fal gabimin vetes-Jo Ty!
Njeriu nuk ia fal tradhtinë vetes-Jo Ty!
Njeriu zemërohet me veten– jo me Ty!
Shqiptarëve u ke premtuar lumturi.
U ke premtuar punë dhe zhdukje të varfërisë.
E tash shqiptarët po të shohin duke i punësuar familjarët e ministrave.
5.
Unë s’jam kundër që Keyeministri Kurti të jetë isuksesshëm, Zoti na ruajt, por jam e sigurt se lëre që s’do të jetëi suksesshëm, por do të jetë i urryer.
Do të jetë i urryer, sepse i ka mashtruar votuesit me dashuri, me besnikëri, me ëndrra.
Pra, virtytet më të larta njerëzore i ka shfrytëzuar si mjete tëmanipulimit.
Prandaj do të jetë i urryer.
Mjafton të dish shkrim-lexim për ta kuptuar se Kryeministrinuk e bën atë që e thotë, dhe nuk e thotë atë që e bën!
P.S.
Nuk ka të ardhme një vend ku ministër është Arben Vitia!
Dhe nuk ka Drejtësi një vend që nuk e nis procedurën përhetim ndaj tij.
Arben Vitia e ka rrezikuar sigurinë kombëtare dhe e ka shfrytëzuar vdekjen për vota!
Ka vallëzuar mbi varre!
Dhe, nëse ka shqiptarë që e shpërblejnë me vota përkasaphanen e tij me pandeminë, kjo tregon më së miri pseMerkel na sheh veç si pacientë varfanjakë, dhe jo të denjë të navizitojë.
‘Kno o zogu i malit
se sot jam merzitë‘…