KORIDORI ADRIATIK -ALPE
Nga Gjon MARKOKAJ
Zëmra, m’ digjet, ka disa vjet
Për nji koridor rrugor t’ përfolur
Që lidhë Adriatikun me Alpet
Bashkon Shëngjinin me Gjakovën
Udhëtimi, “Luginës Drinit”
Është mrekulli mes mrekullive
E, shijon “tapeti i gjelbërt” i liqenit
E kanionet e bukura t’ “Drinit Plakë”
Majat e thepisura, “prekin qiellin”
“Këmbët” i freskojnë, n’ ujin qelibarë
“Rrënjët”, i kanë në thellësinë e mëshefun…,
N’ thellësinë e liqenit, t’ kaltert, n’ jeshil
Anët e Kanionit të “Luginës Drinit”
Rrethohen, nga kodrina të blerta
Shkëlqejnë si ylberi, n’ rrezet e diellit
— Bukuri që, t’ magjepsin “shpirtin”!
Lumi i Lesniçës së Shalës
Hapë grykën e Shalës e Shoshit
Lumi i Merturit me degë, Lumin e Zi
Hapë Luginën e Nikaj – Merturit
Valbona me ujin e kaltërsive
Që shëndrit, nënqiellin tropojan
Hapë luginën e bukur, t’ Valbonës
Nga Drini gherë lart n’ alpe
Ajo zbret me krenari t’ rrallë
Duke dredhë, “bishtin e kristaltë”
Me nji hijeshi t’ rrallë e t’ pa parë
Dhe puthë Drinin me ushtimë
Është rastësi e rrallë që t’ befason
Të përpiqën në natyrë, dy lumenj
“Të përplasen”, fëtyrë – përfëtyrë!
“Të puthën” e t’ bëhen miqë të mëdhënj
Me kët rrugë që shpresojmë t’ qitet
— Kryhet nderlidhja, n’ çdo stinë
Anës Liqenit, Luginës Drinit
Anës Valbonës e gjerë në Gjakovë
Bashkon, ”Perlat e Alpëve” me detin
Vëndëpushimet e “turizmit malorë”
— Atë, t’ Valbones e t’ Thethit…,
Grykën e Lesniçes e t’ Currajvet t’ Eper
Koridori, ” Adriatik – Alpe”,
— Çliron prej izolimit:
Dukagjinin, Shosh e Shalë
E , Zonën e “Nikaj – Merturit”
Në Puke, Zonën e Iballës…etj.
Dukagjinin, Shosh e Shalë
Të gjitha këto, me sa unë i di
Vlera është për t’ gjithë Shqipëri
Për Shëngjinin, Lezhen e Shkodrën
Për Vadejsin, Pukën e Tropojën
Për Gjakovën, Deçanin e Pejen
Për t’ gjithë “Rrashfin e Dukagjinit”
— E më gjërë n’ Malin e Zi
Razhaje, Beranë, Plavë e Guci
Ai koridor, pse s’ po qitet ?
Edhe sot unë shumë habitëm
Pse nuk ngriten i madh e i vogël
— Me e kërkue, me insistim !
Nga Shëngjini, n’ Qafë Morinë
Njiqind e gjashtëdhjetë km.
Kater, t’ pestat, janë t’ qituna
— Rrugë e re: ”tridhjetë e dy km”
Kush është me përgjegjësi
Nese, punojnë në kët drejtim
Kombit t’ vet, i sjellin dobi…,
— N’ Shqipëri e n’ Kosovë