Pershendetja e z. Nikollë CAMAJ – Drejtor i “Gazeta e Alpeve” për Malin e Zi, mbajtur në “Takimi i Plavë-Gucisë, 2021”
Të nderuar të pranishëm, përfaqësues të asociacioneve tëndryshme, ambasadorë kryetarë komunash, deputetë, veprimtarëtë profileve të ndryshme,
Më lejoni që, në emër të Organizatorit t’ju përshëndesë dhet’ju dëshiroj mirëseardhjen në aktivitetin e radhës, të “Gazetës sëAlpeve”, në “TAKIMIN E PLAVË-GUCISË”, këtu në Vuthajtshqiptar, në Gucinë e historisë, të Jakup Ferrit e Ali PashëGucisë, në vendin që kombit shqiptar i ka dhënë aq emra tëzëshëm dhe figura të ndritura historike, letrare dhe të fushave tëtjera, e që të gjithë këta së bashku, Vuthajt dhe Gucinë i bëjnëkrahinën që meriton respektin e çdo shqiptari.
Të nderuar miq, i nderuari themelues i “Gazetës sëAlpeve”, organizator i këtij takimi, por dhe i shumë takimeveme karakter kombëtar, zoti Ramiz Lushaj, duke ju falënderuarpër rastin që më dhatë që sot të dal këtu para këtij auditori, nëcilësinë e nikoqirit, dua të veçoj faktin se sa i privilegjuar dhe inderuar ndihem në këtë foltore.
Takimet që i organizon zoti Lushaj mbledhin ajkënshqiptare, ajkën e atyre njerëzve të cilët, të vepruarit përunifikimin e shqiptareve, e kanë në gjene, e kanë në shpirt, e kanë të kultivuar në trungun e vet familjar, prandaj të gjithë këtaemra që promovohen si të ftuarit e këtyre takimeve janë persona që në CV-sivitë e veta kanë të radhitur numër të madh tëaktiviteteve me karakter kombëtare.
Ardhjet e mia në Guci datojnë nga koha e studimeve dheshpeshtohen gjatë kohës së organizimit politik ndër shqiptarë, nëvitet e ‘90-ta, dhe çdoherë paraqesin kënaqësi të veçantë, sa përtakimin me njerëzit e veçantë, që i përkasin gjeneratës sonë, e tëcilët i gëzohen mikut si pak-ku në trevat shqiptare, po aq edhepër të kujtuar të kaluarën e lavdishme, por gjithsesi edhe për tëshijuar bukuritë natyrore qe ofron ky mjedis.
Ardhjet e mia ne Guci, me 1 gusht, sivjet shënojnë 25 vjetorin dhe, qëkur Shoqata “Alpet Shqiptare” e ka caktuar 1 gushtin si datë dhe ditë të shqiptareve te këtyre anëve, për muaardhja këtu paraqet imperativ. Një Gushti është dita e shqiptarëve të këtushëm, prandaj edhe këtë aktivitet këtu sot e përjetoj se pjesë të pandashme të aktiviteteve me të cilatshënohet kjo ditë, që 25 vite.
Të nderuar pjesëmarrës të këtij takimi, nuk është se dua tëthurë lëvdata për dikë personalisht, por mendoj se është më se e nevojshme që njerëzve tonë, veprimtarëve tonë, t’ua përmendimtë bërat, jo për të shtuar madhështinë këtyre veprimeve, por përtë motivuar të tjerët. Duhet promovuar ideja se mundimi nuk ishkon kujt huq, dhe se angazhimi për mbajtjen afër njëri-tjetrit, të shqiptareve, paraqet njërin prej angazhimeve më të shenjta qëmund të bëjë një veprimtar. Mu këtë e bën zoti Lushaj, si me botimin e Gazetës, ashtu edhe me takimet që i organizon. Ai, pa farë pengese, siç thuhet “pa qime në gjuhë”, flet për dukuritënegative në shoqërinë tonë, por me të njëjtin pasion, nëse joedhe më tepër, promovon vlerat shqiptare, promovon njerëzit qëu kontribuojnë këtyre vlerave.
Kam analizuar listën e të ftuarve, duke lexuar Cv-të e tyre, dhe kjo veç e përforcon këtë për çka unë po flas.
Dikush gurët i shfrytëzon për të ndërtuar mure, ndërsanjerëzit që janë sot këtu, i shfrytëzojnë për të ndërtuar ura, uraqë afrojnë e lidhin njerëz, e mbi të gjitha, ura që i bëjnë bashkëshqiptarët. Por simbolika e urës qëndron edhe diku tjetër, telidhja mes gjeneratave. Aktivitetet e Ramiz Lushaj, dhe me aq sadi, e të gjithë juve në këtë sallë, çojnë ne këtë drejtim, që tëlidhim ata që shkuan, me ata që do të vinë pas.
Miq të dashur,
Nuk dua të zgjatem, sepse vlerësoj kohën tuaj, vlerësojmundin tuaj, dhe faktin se sot kem dhe një aktivitet tjetër, i cili, siç e thash, shënon 25 vjetorin, prandaj në përmbyllje të kësajfjale hyrëse dëshiroj edhe një herë t’ju falënderoj për kontributintuaj në lëmet ku veproni, dhe të falënderoj zotin Lushaj përorganizimin e këtij takimi, me shpresë se do të bëhet tradicional, si pjesë e pandashme e aktiviteteve të 1 gushtit.
Para një muaji u takuam në Gjakovë, dhe atje u promovuaideja për autostradën Gjakovë-Shëngjin, ne sot këtupromovojmë hapjen e rrugës Guci-Malësi që vihet në funksionpasnesër, por njëkohësish promovojmë edhe idenë e rrugësPlave-Deçan, me çka Malësisë i shkurtohet rruga drejt Kosovësnë më pak se 140 kilometra.
Pra ne në këto takime promovojmë ura dhe rrugë, porpromovojmë miqësi me dashamirët e kombit tonë. Me rrugë tëreja, e me miq e vjetër-miq të dëshmuar, shqiptarët kanë një tëardhme të sigurt.
Duke ju falënderuar për vëmendjen, punimet e Takimit tëPlavë-Gucisë, i shpalli të hapura!
Në Vuthaj-Guci, 01. 08. 2021