Nëse anëtarët e një shtëpie të cilët duhet të regjistrohen nuk janë në shtëpi, atëherë regjistruesit lënë porosi me një afat kohor kur sërish do të kalojnë. E lënë edhe numrin e telefonit në rast se personi nuk është në mundësi në periudhën e caktuar të jetë në shtëpi, të caktojë me regjistruesin kur mund të zbatohet regjistrimi.

“Kjo është teknikë të cilën e kemi përdorur në të gjitha regjistrimet deri tani dhe gjithmonë është treguar si e suksesshme. Nuk ka mundësi të përjashtohet dikush dhe askush nuk do të qëndrojë në shtëpi 26 ditë për t’i pritur regjistruesit, por normal i kryen obligimet e tij të përditshme”, deklaroi drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë Apostol Simovski.