Dhembja gdhend kujtimet më të thella
Fjalën ti e pate bajrak e palë guri
Ti porsi epitaf na le secilën fjalë
Sonte
Shpurpurishi retë e pakrehura
Qe të të shoh
E ti ikën udhës së fshehtësisë
Pa lamtumirën e malltë.
Ti ishe hija e madhe me ngyra ylberi
Oh, ç’na le peng
Fjalë e urtakut plot nder.
Ti gjithmonë jeton nëpër dritë, edhe pas terri
Te miqtë e tu
Arna shpirti ishte fjala jote e shtrenjtë.
Kur e preve biletën për rrugën e gjatë
Mik
A mendove për ne
Ti që pate shpirtin plot zemër dhe dritë?
A thua o prijatar i vargut
Na le pas një peng si nënëshkrim.
Te porta e Dardanisë
Mbete Gjenerali i vargut në mërgim.
…Fund gushti 2021