Zjarret që po përfshijnë të gjithë planetin kanë lëshuar sasi rekord të dioksidit të karbonit, një përbërës kryesor në gazrat serë që kontribuojnë në ndryshimin e klimës.

Sipas të dhënave të përpiluara nga Mark Parrington, shkencëtar i lartë në Shërbimin e Monitorimit të Atmosferës së Bashkimit Evropian (CAMS), zjarret kanë lëshuar 4.3 gigatonë CO2 që nga 16 gushti. Në krahasim, 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian krijuan një sasi relativisht te pakët 2.7 gigatonë.

Nivelet e CO2 të këtij viti, megjithatë, janë në pjesën më të madhe për shkak të më shumë se 190 zjarreve pyjore që kanë shkatërruar pjesë të Siberisë. Që nga fillimi i gushtit, NASA raportoi se 505 megatonë dioksid karboni janë hedhur në atmosferë mbi Republikën e largët Sakha në Siberinë verilindore, shumë më tepër se 450 megatonë të lëshuar në 2020.

Tymrat e mëdha, të trasha dhe të thella nga qindra zjarre pyjore shpërthyen 2.000 milje nga lindja në perëndim dhe nga 2.500 milje nga veriu në jug. Parrington më parë tregoi se, vetëm në korrik, flakët e furishme lëshuan rreth 350 megatonë dioksid karboni, përbërësi kryesor në gazrat serë që nxisin ndryshimet klimatike.

Kjo është sasia më e lartë mujore që kur satelitët filluan të analizojnë nivelet e CO2 20 vjet më pare,dhe është një e pesta më e lartë se rekordi i mëparshëm për muajin, i vendosur në 2014, sipas CAMS.