SYÇKATË
Syçka e bukura
turbulluan dynjanë.
Në dritare syflutura
Si dallgë deti aman.
Buzë si petale
Lulehapur në pranverë.
Bilbilat arrë më arrë
S’pyesin për vapën në verë.
Posht luginës dy kodrina
Si dy shegë në një degë.
Dua si zog të qendroj,
Ti pushtoj, të ngre folenë.
Të ngre folen, të qemtoj
Sytë e bukur të vështroj.
Të më mbushin me frymzim,
ti bje me not detit në çdo drejtim.
Dhe të zhytem në thellësi,
Në lugina e livadhe
Le të më bëjnë zanat magji
Në syçkat e tua do hedh valle…
NË HORIZONT
E zhytur në kaltërsi
Me shikimin në horizont
Fluturoj të vij te Ti?
Jo nuk mundem, është e kot!?
Pse kaq larg vështrimin tret
S’të kam afër të marr në gji.
Të ti puth dy sytë e kaltër
Të nxjerr mallin me dashuri.
Gjoksin tënd të ledhatoj
Të ndez zjarrin që do ti
Dhe të dy të përqafuar
Të tretemi si qiri…
21 QERSHORI
Iku pranvera,
I nxehti te dera.
21 qershori,
Lajmëroi, erdhi vera.
U largua freskia,
U poq qershia.
Radhën e ka figu,
800 lek shitet i ligu.
1 kg fiku i zi
Sa një kg mish, o delenxhi.
Ç’bëhet babaxhan,
Figun pse e sillni në dyqan.
Kjo është vera
Që na troket te dera.
Mos e hap u katran
Se vapa ta mori xhan.
Vapa zagushi,
Mbyllur rrim në shtëpi.
21 qershorin ta përcjellim,
Urojm: vera të mira të na sjelli
NJËRA HIDH E TJETRA PRITË!
Larg, tej oqeanit.
Dy motrat kuvendojnë,
Njëra tjetrës i thonë,
Punët si po ju shkojnë?!
Ndihen mirë kur tregojnë,
Për të mirat që gëzojnë.
Domatet në vazo i rris,
Tregon motra e ameriqisë.
Në Tiranë i kam mbjellë,
Kokrra nuk kanë nxjerrë.
Pres lule të më çojnë,
Kur t’i vjel t’i tregoj.
Të dyja bisedën shtruar,
Dy tre orë në celular.
Gjithë fisin e kanë kujtuarë
asnjë gjë s’u ka shpëtuarë.
Po bie shi në amerikë,
Na dogji vapa në adriatik.
SPAKU punë po vazhdon,
Nga 7 a 8 në burg po i çon.
Njëra hidh e tjetra pritë
Kalojnë dy tre orë në ditë.
Se çfarë bëhet në planet
Lajmet vijnë taze vetë.
Muhabeti s’ka të mbaruar,
Akrepat lëvizin shtruar.
Ç’më the ti e ç’të thashë unë,
Mbylle!? –se të marrë prap të shtunë…
ZOGU
Një zog i vogël
Nga foleja ka rënë.
I sillen vërdall
Dy a tre qenë.
Alarm e ëma
Sulet me furi.
Ndihmë kërkon
Formon një ushtri.
U sul ushtria
Mbi qent trazavaç
Shpëtoi zogu vogël
Për pak e pësoi paq.
LETRA E PARË
Nga shtëpia nuk isha larguar,
Larg në shkollë më dërguanë.
Letër kurrë nuk kisha shkruar
S’e harroja dot fshanë.
I shkrova babait:- si je me shëndet?
E pyeta për nënën dhe fëmijët e vet.
Nuk vonoi shumë babai u përgjigj:
-Mirë jemi bir! Urojm të hapsh sytë.
Porosia e babait në vesh më kumbonte
Sa herë ulesha mbi libra mendja lëvronte.
Vitet ikën shpejt mësues u diplomova
Babai mori shpërblimin, mësues fillova.
BABAI
Babai im me emrin Meleq
Me zemrë të gjerë, të madhe det.
Puntor, i urt në punë të vet
E nderonte fshati, kishte lezet.
Me djersën e vet rriti tetë fëmi
Dora e tij asnjëherë nuk u shtri.
Punonte shumë ishte muhabetçi
Priste e përcillte me zemër flori.
Meleqit thosh miqsia, ti shkosh mik
Të nderon me Naimen, sofra bollik.
Rakija nuk ndihet kur shishja u shkund
Zjarri bubulak, rakija rrjedh lumë…
IM VËLLA, SYTJA
Emrin e xhaxhait gëzoi im vëlla
I pari fëmijve dobrushën se la.
Na iku shpejtë, gardhi u prish
Në Tufinë prehet qetësisht.
MOTËR JEMINEJA
Nga motrat e vogla, Jemineja
Nënë “Tereza” e familjes tonë.
Bujare, shpirt artë si ajo
Vuajti pleqërin, iku me syrin pa lot.
HYSENI
Hyseni, vëllai im
Peng ka Shpëtim.
Zoti e lumturoj
me Gersin, e gëzoi.
ZYLFUA
I sertë vëllai im
Me emrin Zylyftar
Emrin e gjyshit
Zoti ia bëri mbar.
Babai sa ish gjall
Nga Zylfua nuk u nda.
Zylfua gëzon uratat
Nga babai e nokja i ka…
IZETI
I mençur dhe i ditur
Thonë: – është Izeti.
u kalit në punë
s’thonë kot mileti.
MOTËR ASIJA
E madhja motr,
me zemër flori
banoj në Skrapar.
Shtëpia çdo ditë,
me miq bujar.
S’u ankua njëherë
Në dimër e verë.
Miqt me buzqeshje
I priste çdo herë…
MOTËR SHERIBAJA
E plogët nga natyra,
E pastër, bujare.
Kohën e kishte flori
Në pushim pesë minutësh
triko thurte për fëmij.
NAIMEJA
Kush e njohu Noken
Nga mendja s’e ndan.
Ilaç për të sëmur
Me zemrën qelibar.
VENDI IM
Qeshin lëndinat
pyjet gjelbërojnë
bletët zukatin
buqit punonë.
RRACA
Rracë e begatë
Në shqipëri
djemtë luan,
vajzat perri.
PRANË SHTËPISË
Pranë shtëpisë
erdha mbrëmë.
Hijet loznin
me të tëmë.
DIKUR!
Si re e zezë
Rrëshqisje në rrugë.
Burbulloje me grykë
Sa nuk nxirje shkumb.
Të shija nga larg
Me buzë salutje.
Një puthje më jepje
Kurr s’u afrove.
S’di si mu kujtua
Shumë kohë kaluar.
Ti dashuroje
Unë isha fshatar…
Se njihja dashurinë,
Vlersoja shoqërinë.
Kur unë e kuptova
Vitet e rinis kot i shkova…
NE ENDERRË
Po vështroja yjet
Gjymi nuk më zë.
Mu kujtuan pyjet
Halli nuk më lë.
Me hënën flas
Se mos të ka parë.
Ajo më thotë:
Me yllin ka shkuar.
Zgjohem i trembur
Shoh rrethqark.
Hëna më tregon
Ti ke ikur larg…