Edhe sivjet si përherë, ajo do mbahet, më 29 Gusht 2021, si gjithnjë, në malin e Dajtit mbi Tiranë

Nga Agron Isa  GJEDIA

Kryetar i Shoqatës Mbarëkombëtare “Bytyci”, Tiranë-Prizren

Më datën 29 Gusht 2021 mbahet për të 18 vit radhazi“Festa e Bytyçit” e emërtuar si “Festa e Plisit të Bardhë në të cilen marrin pjesë lirshëm, përfaqësues nga të gjitha trojet etnike shqiptare dhe Mërgata në Botë.

E jo vetem kaq, por tanimë: “Festa e Plisit të Bardhë”, prej vitësh e ka fituar përkrahjen e opinionit e ajo është edhe si një nismë për t’u shpallur Festë Mbarëkombëtare, e cila jo vetëm udhëton pa u ndalur, por vijon duke u shtrirë edhe në vise të tjera të trojeve etnike shqiptare të Gadishullit Ilirik.

    Pas themelimit të kësaj Feste nga Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren, ajo ka filluar që nëmënyrë të pamvarur të mbahet prej pesë vitesh edhe në Kosovë, e emërtuar si “Dita e Plisit”, nga Mërgata Shqiptare është mbajtur në Amerikë, po ashtu edhe në Zvicër dhe Suedi, prej dy vitesh po mbahet me sukses të plotë edhe në Ilirjadë (Maqedoni e Veriut) është inicuar që të mbahet në Luginën e Preshevës, e në negociata është për t’u mbajtur edhe nga shqiptarët në Malin e Zi.

Tani, pasi kjo Festë e ka fituar të drejtën e qytetarisë, përmes masivizimit të saj dhe ndërgjegjësimit nga opinioni patriot, si dhe nga grupacione dhe asosacione të ndryshme tëshoqërisë civile, për rëndësinë e saj ka ardhur koha që nga tribuna e Manifestimit të datës 29 Gusht2021, ti drejtohemi me shkresë zyrtare Qeverive të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës, Republikës së Maqedonisë së Veriut, Republikës së Malit të Zi, që “Festa e Plisit të Bardhë” të shpallet dhe njihet si Festë Mbarëkombëtare Shqiptare.

Sikurse shihet qartë, udhëtimi i kësaj feste ka vijuar si rruga e një ortegu, nga lokale, krahinore, regjionale, shqiptare e, tani,mbarëkombëtare, duke testuar vetëdijen dhe duke nxitur vetëdijësimin për ruajtjen, konservimin, kultivimin,aktualizimin, si dhe afirmimin e trashëgimisë tonë më të mirë shpirtërore e materiale, e atë etno-kulturore të popullit shqiptar.

    Edhe deri tani, në një ditë festive e manifestive, sikurse është ‘Festa e Plisit të Bardhë”, organizuar prej 18 vitesh, jemi përpjekur dhe kemi patur kujdes që dita e kësaj feste, të jetë njëditë sa më përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse, dhe kësaj nëmenyrë të pavetëkënaqur, ja kemi arritur si askush tjetër deri nëkëtë çast.

    Kjo është arritur për arsye se veprimtaritë e asaj ditë tëkenë diapazon e vlerë përfaqësuese, jo të ngushtë e lokale, krahinore, regjionale apo vetëm shqiptarë, por edhe mbarëkombëtare.

   Pra, karakteri mbarëkombëtar i “Festës së Plisit të Bardhë”, që është mbajtur deri tani,  është bërë i mundur në sajë të frymës që ka përçuar, e po ashtu se në këto manifestime jo vetëm se kanë marrë pjesë lirshëm, sipas deshirës e mundësisë,nga të gjitha trojet etnike shqiptare, por po ashtu e kanë pasë dhe e kanë të drejtë dhe mundësi që çdokush të përfaqësoj vlera më rëndësi kombëtare, ashtu sikurse mundet dhe e koncepton, një formë të mundshme përfaqësimi.

    U bënë vite që me rastin e këtij Manifestimi të përvitshëm, është mbajtur çdo herë e më mirë e organizuar, “Poeteka Mbarëkombëtare” me konkurues nga të gjitha viset shqiptare dhe mërgata, simbas temave që janë përcaktuar që më parë, sikurse ka qënë: Krijimtari poetike me temë të lirë, ajo për Plisin e Bardhë, për Skenderbeun, për Gjergj Fishtën e, tani, për Aksionin e Pajtimit të Gjaqëve në Kosovë e Anton Çetën, kryeurtakun e atij aksioni me vlera të pakrahasueshmë.

Karakteristikë e këtyre manifestimeve letrare, ka qënë dhe mbetet të mos jetë përjashtues, nga rrymat dhe tymrat, egoiste e perçarëse, por ka qenë gjithëpërfshirëse dhe me një juri e përfaqësimit mbarëkombëtare, duke pasë përfaqësues nga çdo njësi administrative-shtetërore ku ka shqiptarë nëe këtë Gadishull Ilirik.

    Duhet theksuar se në ketë Manifestim është përdorur me meritë dhe efiktivitet ndarja e vlerësimeve të ndryshmë (të pastra nga çdo konflikt interesi), këto si për personalitete e asosacione të spikatura e me vlera shoqërore, pa kufizim nga të gjitha trojet etnike shqiptare dhe mërgata shqiptarë në Botë.

    Nje risi (e cila po ndiqet e imitohet edhe nga të tjerë) krijues që ka sjellë në praktikën e përditshme kjo shoqatë, ka qënë normimi i çmimeve, titujve, vlerësimeve të tjera, me emra personalitetesh të spikatura, të cilët kanë pasë arritje të vlerësuara kombëtarisht e ndërkombëtarisht, të cilat shërbejnë si etalon krahasues për të gjitha ato raste vlerësimesh qe bën kjo shoqatë.

    Është punuar dhe po punohet për aktualizimin e lojrave më të mira të traditës, sikurse është edhe loja e kapuçave, duke organizuar për herë të parë në aplikimin e kësaj loje, “Kampionatin e kapuçave”, i cili u pasue me organizimin shumëtë mirë të një kampionati të tillë edhe në Kosovë.

Një rendësi e veçantë gjatë mbajtjes së këtyremanifestimeve u është kushtuar përkrahjes dhe afirmimit tëtalentëve të reja, si në muzikë, ashtu edhe në artet e tjera.

    E, për t’ja arritur kësaj, si njësi ideuese, injecuese, gjeneruese e organizative ka shërbyar dhe do të sherbejë Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren, por pa tentuar që ta ruajë monopolin e kësaj feste, me synim e qartë të saj, për ta pasuar ketë stafetë, në duar e breza të tjerë dhe shtrirjen e sajmbarëkomtarisht.

   Por pasimin e stafetes” të kesaj krijese” unifikuese sa më arrirë për ne, do sherbejnë jo vetëm për ta mbajtë gjallëkëtë aksion, por për ta ndjerë atë shpirtërisht, e kjo formëorganizimi të transferohet në sa më shumë njësi administrative në vende të Shqiperisë dhe Kosovës, por edhe në vende të njesivë të coptuara të Gadishullit Ilirik, deri në unifikimin e njëdatë të perbashkët për të gjithë kombin shqiptar.

    Tani ka ardhur koha që me vendime parlamentesh tëShqipërisë dhe Kosovës, por edhe të vendeve të tjera tëGadishullit Ilirik, ku shqiptarët bëjnë pjesë në shtetëformim, sikurse është Maqedonia e Veriut, Mali i Zi si dhe në çdo pjesë ku ka shqiptarë, të shpallet një datë e vetme për mbajtjen e kësaj feste shumë domethënëse e unifikuese.

    Kurse, si simbolikë, simbol e vlerë unifikuese e trashëgimisë tonë më të mirë me emrin e të cilit mbahët edhe festa, na ka sherbyer e do na sherbejë përjetësisht plisi i bardhë,emrin e të cilit edhe e ka marrë ajo ditë manifestimesh si “Festa e Plisit të Bardhë”, e cila duhet të ndikojnë efektivisht në përditshmërinë e ruajtjes së traditave tona, por në një datë të caktuar sikurse duhet të jetë ajo festë në mënyrë të përcaktuar ti venë më në spikamë vlerat e trashëgimisë tonë materiale, kulturore e shpirtërore.

    Jo vetem që e ndjen keqardhje, por të merr kuja kur heton udhë-përshkrimin historik të kombit shqiptarë, i cili ështëmargjinalizuar me zjarr e me hekur, me genocid e shfarosje, me asimilin e tjetërsim, e çdo formë tjetër të luftës speciale deri në zgripin e shperbarjes, por fatmirësisht ka mbijetuar edhe në sajë të ruajtjes dhe kultivimit të traditave të tija më të mira, të cilat na kanë bërë dhe na bëjnë që të dallohemi nga të tjerët.

    Ndonsë genit të tij vital, i cili fare mirë mundej që tëpërvetësohej nga një “patentë” e huaja, sikurse edhe ka ndodhur me një pjesë të mirë të këtij kombi, pra nuk ka asnjë mëdyshjese krahas gjakut dhe gjuhës, kanë ndikuar për këtë mbijetesëedhe traditat, doket e zakonët tona unike e në shumë raste, nëçdo ballafaqim krahasues, ajo trashëgimi e jona, pa mëdyshjeme vlera universale konkuruese.

Është e ditur se ndonëse për gjakun kryesisht njësia identifikuese është geni, për gjuhën është truri dhe vetë gjuha, kurse për trashëgiminë tonë etnokulturorë, materiale e shpirtërore, si kryesimbol ka qenë, është dhe mbetet plisi i bardhë, i cili ka udhëtuar ndër shekuj pa u venitur deri më sot, e sot kur nuk duhej, rëndësia e atij simboli, ka filluar që tëharrohet.

    Është jo vetëm e rrallë, por edhe e pamundur që të gjesh të dytë në trashegiminë e popujve dhe kombeve të tjera të Botës, një petkë tjetër të tillë që mbulon kokën, i cili është kaq ithjeshtë, por njëherit kaq shumë estetik, e mbi të gjitha i bardhë si vetë shpirti i mbajtësve të tij, kur më parë atë e mbante femija, i riu, burri e plaku.

    E jo vetem kaq, por me të kanë qënë të lidhura besime e bestytni, e i besohej vlerave hynjore të tija, saqë kur vinte nusja në shtëpi për herë të parë, duhej që ti vihej një plis në kokë e mbi një tjetër të ulej, pra përdoreshin dy plisa si dy gjysëm vezë që imitonin vezën kozmike nga e cila mendohet se ka ardhur jeta.

    Po ashtu, me plis në dorë e kupën e tij drejtuar nga qielli ju kanë lutur perëndisë për hallet e dertet që ka pasë ai që ka mbajtë plisin, po ashtu me plis në dorë e kupën e tij drejtuar nga qielli, kur mbajtësit e tij kanë pasë hall të madh e kanë nemur keqbërsin duke ja lanë në dorë Zotit.

    Shqiptari ka qenë i lidhur me plisin aq shumë saqë nuk dilte asnjëherë në publik krye-shtrue (pa plis në kokë), por edhe kur vdiste e linte amanet që të varrosej me plis në kokë.

    Jo vetëm herët kur plisi përdorej masivisht, por një gjë tëtillë e ka bërë edhe artisti i madh i popullit tonë Ndrek Luca, i cili e kishte lanë amanet të varrosej me plis në kokë të cilin ja kishin dhuruar në Preshevë gjatë një turrneu artistik, e po ashtu edhe shkenctari e albanalogu i shquar, shqiptari nga Zara e Kroacisë, Aleksander  Stipçeviç.

    Një kontribut nga Ernest Koliqi e me vlera tëpapërseritshme deri tani ka qenë hapja e shkollave shqipe në tëgjitha tokat e shliruara shqiptare gjatë Luftës së II-të Botërore, dhe pajisja me uniformat e shkollave të të gjitha niveleve me plisin e bardhë.

    E jo vetem aqë, por ai petkë i thjeshtë e domethënës është sa aq shumë hynjor edhe pagan, por gjithashtu edhe mistik e funksional, i cili edhe atëherë kur kombit tonë i ka munguar taketë lirinë e të jenë të aplikueshëm shumë elementë të tjerë identitarë, plisi masivisht ka sherbyer për një gjë të tillë edhe si mjet identifikimi.

    Kanë qënë jo të pakta dhe mbeten të pashembullta barbaritë e sllavëve kundër mbartësve të plisit, edhe vetëm e vetëm se ata krenisht e pa u trembur e mbanin shqiptarët patriotëmbi kokë.

Të vjen keq kur e thue dhe nuk don ta besosh as vet, por është një fakt i provueshëm se kur e kemi fillur aksionin për aktualizimin e rëndësisë deri edhe parahistorike të plisit të bardhë, kemi hasur jo vetem ne një mos dije të rëndësisë së tijtek brezat e rinj, por qendrime qesendisëse kemi pasë  edhe me“kozmopolitët” e “europianistët”, pa llogaritur egoistët, injorantët e pse jo edhe armiqtë.

    Së pari kemi hasur në nihilizmin e tyre, por edhe epitetime se po merremi me gjëra arkaike, e për çka i kishim këto epitetime: Vetem e vetëm për atë se po merreshim me plisin dhe rëndesinë e tij duke shkruar dhe zhvilluar aktivitete, në rrugë-pershkimin qe ka ndjekur ky manifestim nder vite.

    Por për ta penguar atë nuk kanë munguar as kundërvenjet me format dhe mjete nga më prefidet e mundshme, por pa ja dalur mbanë për ta penguar një gjë të tillë.

   Por, atë që nuk e bëri dhe arritën deri në sot luftërat e genocidi, si për shumçka lidhur edhe me ketë simbol, po e bëjnëmediokriteti politiko-kozmopolit, boshësia e të cilit vërehet në çdo hap të përparimit regresiv të jetës tonë.

Po ashtu, duhet nenvizuar me keqardhje, e kjo duke hequr konkluzion nga përvoja jonë, e jo vetëm, se ndonëse masa e popullit e ka kuptuar se shkëputja nga tabani i trashëgimisë tonë të pasur e të vlefshme materiale e shpirtërore të popullit tonë, ndikon në asgjesimin e vlerave tona konkuruese si populli më i lashtë i këtij trualli në Gadishullin Ilirik, fatkeqësisht politikanët tanë në Shqipëri, Kosovë, por edhe në viset e tjera akoma jo nuk e kanë kuptuar këtë rëndësi, por rendin të jenë të gjindshëm si servile të të tjerëve e imponimeve të tyre, në çfardo lloj forme.

Pra, politikanët shqiptarë, përpos vizionit nacional, kanëardhur deri tani vetëm me vizion elektoral, i cili i ka sherbyer dhe po i shërben çdo herë e më shumë përçarjes së popullit tonë, si dhe korrupsionit të tyre të pandëshkuar ndonjë herë, duke e zëvendësuar traditën me një kozmopolitizëm fallsë e të rrejshëm, i cili ka ndikuar dhe ndikon në largimin nga trashëgimia dhe vlerat tona, por edhe nga integrimi Europjan, sepse prania e tyre në krye të punëve është si një mallë demode.

    Kemi bindje dhe besim se “Festa e Plisit të Bardhë, e shpallja e saj si një Festë Mbarëkombëtare do të ndikojnëpozitivisht  në forcimin e elementëve kombëtar shqiptar dhe afirmimin pozitiv të identitetit tonë konkurues.

Bashkohuni me ne në këtë nismë, çdo njeri që e ndjenë dhe e kupton rëndësinë e saj.

Për Shoqatën Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren

​​​​​Kryetari

​​​​Av. Agron Isa GJEDIA