Polonia njoftoi sot se do të ngrejë një gardh 2.5 metra të lartë në kufirin e saj me Bjellorusinë dhe do të shtojw patrullat e saj ushtarake përgjatë kufirit për të parandaluar hyrjen e emigrantëve në territorin e saj.

Varshava dhe tre shtetet baltike (Lituania, Letonia dhe Estonia) janë ankuar për një “sulm hibrid” të organizuar nga Bjellorusia, për të cilin ata thonë se inkurajon emigrantët të kalojnë ilegalisht në territorin e Bashkimit Evropian.

Ministri i Mbrojtjes Marius Blazak tha se një gardh i ri me tela me gjemba, i ngjashëm me atë të ngritur në kufirin serbo-hungarez, do t’i shtohet atij ekzistues, i cili është i gjatë rreth 130 km.

Blazac njoftoi gjithashtu se numri i ushtarëve që ndihmojnë policinë kufitare në punën e saj do të dyfishohet në 2,000.