Arsenal është i hapur të dëgjojë oferta për kapitenin Pierre-Emerick Aubameyang dhe nëntë lojtarë të tjerë, derisa përgatiten për revolucionin masiv në fundin e sezonit.
“Topçinjtë” nënshkruan kontratë të re me gabonin në fundin e shtatorit të vitit 2020.
Sipas Telegraph, Aubameyang se bashku me nëntë lojtarë të tjerë mund të largohen dhe Arsenal është i hapur të dëgjojë oferta.
Lojtarët e tjerë që mund të largohen janë: Bernd Leno, Hector Bellerin, Sead Kolasinac, Ainsley Maitland-Niles, Lucas Torreira, Willian, Reiss Nelson, Eddie Nkeitah dhe Alexandre Lacazette.
Largimi i kapitenit do jetë më i vështirë, ngase fiton hiq më pak se 250 mijë euro për javë.
Mesa duket ky fund i afatit veror do jetë i ‘nxehtë’ për skuadrën e Artetas që në dy takimet e para ka pësuar humbje.