Kursimtari shpirt tregtari
Edhe n’deti nxjerr kursime,
Të shpëtoj një lek të vetëm
Të paraparë për pushime…
E zgjedh kohën n’fund gushti
Kur turistët kthehen prapë,
Të vendoset në plazh Durrësi
Nga lezeti të bëhet tapë!
Merr me vete krejt ç’i duhet
Mos të ndihet fare keq,
E ka shoqen shumë punëtore
T’i bëjë pite dhe përpeq!
Por, “Korona” qoftë mallkuar
Tek e zuri ashtu shtrirë…
Me rrëmbim e përqafoi
E i dha një mësim të mirë!
Shkojnë kursimet në amshim
Jo, n’parajsë, ku keni parë?
Të ketë vend si të themi
Për koprracë e kursimtarë!
Sevdail Hyseni
(Karikatura marrë nga interneti)