Pëson ulje numri i viktimave nga Covid

Java e tretë e Gushtit ka sjellë trefish më shumë raste të infektuar me Covid se e njëjta periudhë e një viti më parë. Nga 14 deri në 21 Gusht të këtij viti janë regjistruar 3650 raste t ë reja me covid, nga 1148 të një viti më parë.

Ajo që bie në sy është numri i viktimave, i cili është pothuajse dyfish më pak se e njëjta periudhë e 2020. Në javën e fundit të Gushtit kanë humbur jetën 16 persona të shtruar në spitalin infektiv Covid 1.

Ndërsa një vit më parë, në javën e tretë të Gushtit u regjistruan 27 viktima. Ekspertët thonë se një ndikim për këtë ka dhënë fushata e vaksinimit.

E teksa Shqipëria është në prag të valës së 4 të Covid, ekspertët thonë se ajo nuk do të jetë aq agresive sa një vit më parë.

Sipas autoriteteve, rritja e numrit të të infektuarve, vjen si rezultat i qarkullimit të variantit Delta.

Ekspertët rekomandojnë vaksinimin e plotë të popullatës për të ndalur rastet e rënda me covid dhe fatalitetet.