Nuk janë të vlefshme vaksinat kineze apo ruse

Certifikatat për pranimin e vaksinës kundër COVID-19 nga nesër do të pranohen në vendet evropiane. Kjo do të thotë se nga nesër qytetarët e RMV-së, që kanë marrë dy doza të vaksinës, mund të udhëtojnë në vendet e BE-së, por vetëm nëse kanë marrë vaksina që janë miratuar nga Agjencia evropiane e ilaçeve. Krahas certifikatës për vaksinë të pranuar, në BE pranohen edhe vërtetimet se e keni kaluar koronavirusin.

Vendimi është bërë publike nga Eurokomisioneri për Drejtësi dhe Zgjerim, Didie Rejnders dhe Oliver Varhelji. Krahas Maqedonisë së Veriut, pranohen edhe certifikatat nga Turqia dhe Ukraina dhe do të përdoren me kushte të njëjta sikurse Covid-certifikata digjitale e BE-së.

“Jam i kënaqur që lista e vendeve që e implementojnë sistemin e bazuar me Covid-certifikatën digjitale të BE-së, vazhdimisht po zgjerohet dhe që po vendosim standard ndërkombëtare. Kjo do të rezultojë me udhëtime të sigurta edhe jashtë kufijve të BE-së”

Vendimi është përshëndetur edhe nga Komisioneri Varhelji i cili shfaqi shpresën se më shumë vende do t’i bashkëngjiten sistemit evropian.

“Ashtu sikurse bashkërisht luftojmë kundër pandemisë, në këtë mënyrë edhe partnerët tanë janë pjesë integruese e hapjes së përbashkët e të sigurtë. U dëshiroj mirëseardhje Ukrainës, RMV-së dhe Turqisë në sistemin tonë digjital për Covid-certifikata dhe shpresoj se më shumë fqinj do të na bashkëngjiten”.

Vendimi është miratuar nga Komisioni Evropian, kurse hynë në fuqi nga dita e nesërme.