Këtë vit të ri shkollor nxënësit do të mësojnë anglishte që nga klasa e parë. Ky është vendimi i marrë sot nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi, dhe ministrja e Financave, Anila Denaj.

Sipas ministrisë së Arsimit, tashmë që anglishtja do të mësohet që nga klasa e parë do të nis dhe një trajnim për mësuesit që do të japin këtë lëndë.

Siç bëhet me dije lënda e anglishtet pritet që të jetë dy herë në javë. Në udhëzimin për vitin e ri shkollor kërkohet dhe regjistrimi me përparësi i fëmijëve me nevoja të veçanta, konsolidimi i shkollave si qendra komunitare, reduktimi i braktisjes shkollore, zbatimi i planeve për parandalimin e bulizmit dhe ekstremizmit, si dhe zbatimin e programit të ri të arteve, zejeve dhe sporteve./tvklan.al

Udhëzimin e plotë e lexoni duke klikuar KËTU