(Poetit të mirënjohur, Sejdi Berisha)
Aromë blini shpërndajnë valët e Lumbardhit
Hije e bukur, mejdan frymëzimi
Shpërthen zemër poeti,
Ushton si grykë bjeshke pendë e bardhë
Zemër e grisur dhimbjeve të varur në litarë
Përplasje shpirti bukurisë magjepse
Rebelohet pendë poeti
Për hartën, tokën e kallur plot etje
Ky urtak mjekërbardhë
Skalitë fjalët radhë me radhë
Ojmet e shpirtit i bën lapidarë
Në grykën e Pejës aortë zemre
Shndërrohet në histori edhe në vaje
Fëshfërinë Lumëbardhi vargje zemre
Poeti ligjëron e ligjëron
E pezmin e kohës e ruan në Kuti Pandorës
Vetëm blini e lumi ia njohin ofshamat e shpirtit
Thellësive të palcës dhimbjet i fshehë
Buzëqeshë edhe kur unazat e kurrizit ndezin dhimbje
Heshtja ia tretë lapsin nëpër valë kohe
E lotin kush mund t’ia ndalë
Kur bashkë me malli
Gjurmon labirinteve të dheut të plagosur
Këtij Eruditi të kalitur në vuajte si madhështi
Këtij rebeli të vargut vullkan
Me shumë rrudha e mjekrën e bardhë
Vetëm blini e Lumbardhi ia njohin shpirtin
E gjithë ato plagë…