Qeveria britanike ka nisur një fond prej 4 milionë funte për të mbështetur projektet që testojnë kabllot me fibra optike me brez të gjerë përmes tubave të ujit për të arritur qasjen edhe tek shtëpitë që janë vështirë për t’u qasur, dhe kjo të arrihet pa gërmuar rrugët.
Sipas The Guardian, paratë do të përdoren gjithashtu për të testuar monitorët në tuba që mund të ndihmojnë kompanitë e ujit të identifikojnë dhe të riparojnë rrjedhjet më shpejt.
Rreth një e pesta e ujit që futet në furnizimin publik çdo ditë humbet përmes rrjedhjeve dhe shpresohet se sensorët mund të ndihmojnë në përmbushjen e angazhimit të kompanive të ujit për të zvogëluar humbjen e ujit përgjysmë.
Punimet e infrastrukturës, në veçanti instalimi i kanaleve dhe shtyllave të reja, mund të përbëjnë deri në katër të pestat e kostove të industrisë për ndërtimin e rrjeteve të reja me brez të gjerë me aftësi gigabit, tha qeveria.
Projekti është krijuar për të ndihmuar në uljen e këtyre kostove dhe është pjesë e një plani për të përmirësuar sinjalet me brez të gjerë dhe celular në zonat rurale.