Vojo barkmadhi

Qenka me huqe,

Kërkon mish zogu

Dhe verë të kuqe!

 

Të keqen oreksi

E këndell shumë,

Sa dhe gjatë natës

Përtypet në gjumë!

 

Më ka marrë inat

Ai, dora vetë…

Pse me satira

Nuk e lë të qetë !

 

Më kërkon duel

N’saje t’mendimit,

I them më lër…

N’halle t’frymëzimit !

 

Në lojën e mundjes

Eja bir shejtani,

T’i provojmë vezët

Në fushë mejdani!

 

Të miat nuk thyhen

Tani as më vonë,

M’i ka bërë pula

Para erës sonë!

 

(Karikatura marrë nga interneti)