Futbollisti udhëton drejt Parisit
Lionel Messi është një lojtar i Paris Saint Germain. Gazeta sportive “L’Equipe” shkruan se marrëveshja u arrit dhe argjentinasi u nis sot drejt kryeqytetit francez ku do të zhvillojë kontrollet mjekësore dhe më pas firma në kontratë.
Një konferencë e afrimit të bujshëm të parisienëve pritet të mbahet të mërkurën. Lionel Messi i cili u largua nga Barcelona pas 21 vitesh tani po hap një faqe të re në karrierën e tij.
Detajet e fundit të kontratës u sqaruan edhe ajo është 2-vjeçare me opsion një të tretë me një pagë që i kalon 35 milionë euro neto në sezon.
Messi së bashku me Neymar dhe Mbappe do të përbëjnë një sulm ëndrrash me synimin për të fituar trofeun e parë të Champions League në historinë e klubit.
Paris Saint Germain është përforcuar këtë sezon akoma më shumë. Portieri Donnaruma, mbrojtësit Ramos dhe Hakimi janë disa nga afrimet e tjera të verës.