Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka dhënë lajmin e madh për heqjen e vizave prej shteteve të Ballkanit që është vend anëtar i Bashkimit Europian.

Bëhet fjalë pikërisht për Kroacinë, ku qytetarët e saj do të udhëtojnë pa viza drejt SHBA-ve.

“Sot kam nominuar Kroacinë për t’u bashkuar me Programin e Heqjes së Vizave. Ky hap drejt udhëtimit pa viza njeh përparimin e jashtëzakonshëm të Kroacisë për të përmbushur standardet rigoroze për vendet pjesëmarrëse. Ne mezi presim një marrëdhënie edhe më të fortë SHBA-Kroaci”, shkruan kryediplomati amerikan në një reagim të tijin.

Më parë presidenti Donald Trump njoftoi heqjen e vizave për shtetin e Polonisë. Pas këtij vendimi Bullgaria, Rumania dhe Qipro mbetën në regjim të vizave me SHBA.

Today I nominated Croatia to join the Visa Waiver Program. This step towards visa-free travel recognizes Croatia’s tremendous progress to meet the rigorous standards for participant countries. We look forward to an even stronger U.S.-Croatia relationship.

— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) August 2, 2021